logo Sanofi

Çrregullimet e fjetjes te personat e moshuar

Si të luftohet në mënyrë efikase me ta

 

Pagjumësia është çrregullim mjaft i përhapur te personat e të të gjitha moshave, që pak nga pak me moshë bëhet edhe më i shpeshtë edhe më këmbëngulës. Të dhënat epidemiologjike bëjnë me dije faktin se prevalenca e çrregullimit të fjetjes në mesin e personave të moshuar është gati dyfish më e madhe se sa te personat e moshës madhore, gjë që është rreth 25% në segmentin e grup-moshës 65-79  në krahasim me 16% të popullsisë së grup-moshës midis 18 dhe 64 vjeç.  Kjo përhapje e madhe e pagjumësisë me siguri kryesisht është për shkak të sinkronizimit më të dobët të orëve biologjike me ndryshimet e dritës në ambient rrethues dhe përgjithësisht nevojës më të madhe për fjetje, që janë tipike për persona më të moshuar. Mirëpo, gjumin e personave më të moshuar e pengojnë edhe prania e shpeshtë e patologjive mjekësore ose enurpsikiatrike, efektet e drejtpërdrejta ose indirekte të padëshirueshme të shumë barnave të cilat merren për menaxhimin e çrregullimeve të zakonshme te personat e moshës më të moshuar se 65 vjeç, si edhe mbajtja e shprehive të parregullta jetësore gjatë ditës ose lidhur me fjetjen.

Në secilën fazë jetësore është me rëndësi që vetes t’i sigurohet pushim i mjaftueshëm dhe cilësor, por kjo bëhet edhe më e rëndësishme në moshë më të madhe, me qëllim të: parandalimit të zhvillimit të përgjumjes ditore dhe zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë të cilat e përcjellin; mbajtjes së performansave të mira intelektuale dhe funksionalitetit optimal global; ruajtjes së disponimit të mirë dhe mbrojtjes së të mbajturit mend dhe aftësive konjitive; shndërrimit në minimum të rreziqeve nga sëmundjet kardiovaskulare dhe metabolike; mbajtjes së aftësive të mira mbrojtëse të sistemit imun.

 

 

Shkaqet kryesor të çrregullimit të fjetjes te personat e moshuar

 

Sëmundjet të cilat mund ta shkaktojnë pagjumësinë

 

  • çrregullimet respiratore (çrregullimi i apnesë së natës, bronkopneuompatia obstruktive kronike, astma, kollitja kronike, etj.).

  • çrregullimi i tretjes (dispepsia, refluksi gastroezofageal, etj.)

  • sëmundjet neurologjike (Sëmundja e Alzheimerit,  demenca vaskulare, Sëmundja e Parkinsonit, etj.)

  • Sindroma akute dhe kronike e dhembshme e cilitdo lloji

  • çrregullimet psikiatrike (depresioni, ankthi, psikoza, stresi psikoemotiv, etj.)

  • çrregullimet metabolike (ndryshimet në funksionin e tiroidës, diabeti, etj.)

  • sëmundjet e zemrës sëmundja e zemrës, angina, fibrilacioni atrial, etj.)

  • sëmundjet dermatologjike ose sëmundjet e tipit tjetër që kanë të bëjnë me kruarjen e lëkurës

  • hipertrofia e prostatës (për shkak të nevojës që të shkohet në tualet gjatë natës)

  • sëmundjet reaumatologjike dhe fibromialgjia

  • neoplazitë

 

Barnat të cilat mund ta pengojnë gjumin

  • barnat për tension të larë

  • barnat në bazë të kortizonit

  • barnat në bazë të teofilinës

  • hormonet tiroide

  • barnat kundër Sëmundjes së Parkinsonit

  • stimuluesit e sistemit nervor qendror

  • kafeina, nikotina

  • barnat kundër neoplazive

  • antidepresivët e klasës IMAO (inhibitorët e monoaminoksidazës)

  • diuretikët (për shkak të nevojës për ngritje gjatë natës dhe shkuarje në tualet)

 

Shprehitë e parregullta jetësore të cilat e zvogëlojnë mundësinë e pushimit të mirë

  • stili i ulët i jetës dhe mosdalja në ajër të pastër

  • shprehja për të fjetur gjatë orëve të pasdites

  • dremitja para TV ose këqyrjes së TV në dhomë të fjetjes

  • shkuarja në krevat edhe kur nuk keni gjumë

  • pirja e duhanit

  • përdorimi i tepërt i pijeve alkoolike (më shumë se 1-2 gota verë ose birrë në ditë)

  • pirja e tepruar e pijeve me kafeinë, zhenshen, guaranë, etj.

  • darka me ushqim të tepërt ose me ushqime që nuk treten lehtë

  • marrja e tepërt e lëngjeve në orët e mbrëmjes

  • prirja për të menduar shumë për gjërat ose biseda të parëndësishme

 

Pasojat e pagjumësisë për shëndetin e personave më të moshuar

  • Përgjumia gjatë ditës dhe ngadalësimi i refleksit që ka si pasojë  me rrezik më të madh nga fatkeqësia ose lëndimi, duke përfshirë edhe thyerjen e kockave

  • Shtimi i rrezikut nga zhvillimi i sëmundjeve psikiatrike, para se gjithashë të tipit depresiv

  • Shtimi i rrezikut nga sëmurja me çrregullime konjitive, çrregullim të të mbajturit mend dhe aftësive të përqendrimit të vëmendjes

  • Pezmatueshmëria, nervozizmi, zvogëlimi i dëshirave në krahasim me njerëzit e tjerë, zvogëlimi i afërsive të përshtatjes dhe dobësimi i përgjithshëm i ndërveprimit shoqëror ose përkatës.

  • Ndryshimet në sistemin kardiovaskular, me prirje të shtuar në drejtim të zhvillimit të tensionit të lartë të gjakut (veçanërisht në rastin e fjetjes mesatarisht më pak se pesë orë gjatë natës)

  • Rreziku i shtuar nga çrregullimet endokrino-metabolike, sidomos mbipesha dhe diabeti i tipit 2, për shkak të tajitjes së pamjaftueshme të leptinës (hormon i ngopjes) gjatë natës

  • Gjendja e keqe psikofizike, vështirësitë me tretje dhe çrregullim gastroenterologjik të llojit të ndryshëm

  • Rënia e cilësisë së përgjithshme të jetës

 

 

Këshillat praktike për përmirësimin e pushimit të natës

 

Sigurimi i kontrollit optimal i sëmundjeve eventuale bazike organike dhe/ose psikiatrike të cilat mund ta rregullojnë gjumin dhe, nëse është e mundur, përcaktimi i strategjive terapeutike të cilat pengojnë më pak pushimin, është premisë bazë për fjetje më të mirë, e cila e sjell organizmin e personit të moshuar në kushte ideale për reagime më pozitive në të gjitha fushat.

Përveç kësaj, që të përmirësohet gjumi i natës, është e dobishme:

  • Çdo ditë të zgjoheni pak a shumë në të njëjtën kohë dhe, nëse këtë e lejon koha, të dilni e të shëtisni së paku gjysmë ore, sipas mundësisë në vend me gjelbërim;

  • Kur ditët janë të mira, të qëndroni në dritë të diellit çdo mëngjes jo më pak se gjysmë ore;

  • Të merrni ushqim të shëndetshëm dhe të baraspeshuar, duke e zgjedhur ushqimin e freskët që tretet lehtë; që mëngjesi dhe dreka të jenë racone kryesore kurse darkën ta merrni me ushqim sa më të lehtë;

  • Të kufizoni marrjen e kafeines, pijeve energjetike dhe pijeve alkoolike dhe të shmangeni që këto të mos i merrni në pjesën e dytë të ditës;

  • Të mos dremiteni gjatë ditës;

  • Rregullisht të merreni me aktivitet mesatar fizik në pajtim me mundësitë tuaja, sipas mundësisë në mëngjes ose në orët e hershme të paradites (gjimnastika e lehtë, notimi, ngasja e biçikletës, shëtitja, joga, tai-çi, etj. );

  • Të ruani marëdhënie pozitive ndërnjerëzore dhe jetë aktive shoqërore;

  • T’i shmangeni pirjes së duhanit, para se gjithashë në orët e mbrëmjes dhe në dhomë të gjumit;

  • Të mos mbani televizor në dhomë të gjumit dhe të ruheni të mos flini në shtrat derisa e shikoni televizionin (nëse e vëreni se po ju flihet, ideale do të ishte ta fikni TV dhe të shkoni në shtrat);

  • Që dhoma e gjumit të jetë sa më e qetë dhe pa drita që mund t’ju shqetësojnë (përveç dritës eventuale të sigurisë që t’i shmangeni ndonjë ndodhie të padëshirueshme nëse ngriteni gjatë natës);

  • T’i shmangeni ekspozimit të dritës pas orës 21.00, duke e zvogëluar dritën në tërë banesën;

  • Në dhomë të gjumit të mbani temperaturën përkatëse për pushim (15-18°C) dhe të përdorni lagëse që të merrni frymë më mirë nëse ambienti është tepër i thatë;

  • Të shmangeni të mos shkoni në shtrat nëse nuk ju flihet:  duke e pritur gjumin, më mirë është të lexoni ndonjë libër, të pini ndonjë çaj bimësh relaksues, të laheni në vaskë, të përpiqeni të mendoni për gjëra të këndshme, etj.

 

 

Terapitë specifike kundër pagjumësisë

 

Nëse tubimi i të gjitha masave të propozuara nuk mjafton që të lehtësohet zënia e gjumit dhe të përmirësohet kohëzgjatja dhe cilësia e fjetjes, me rëndësi është të kërkohet këshilla e mjekut familjar që të merrni ndihmë plotësuese, përgjithësisht të llojit farmakologjik. Te zgjedhja e barnave të cilat duhet përdorur për luftën kundër pagjumësisë te personat e moshuar duhet marrë parasysh, përveç kundërindikacioneve specifike që kanë të bëjnë me pleqërinë, edhe patologjitë eventuale të tjera të pranishme dhe terapitë të cilat merren për to, por edhe rreziqet që kanë të bëjnë me përgjumjen e mundur reziduale gjatë ditës ose me ngadalësimin e refleksit dhe çrregullimin e baraspeshimit.

Që të parandaloni problemet në këtë fushë të fundit, përgjithësisht preferohen barnat jobenzodiazepine për fjetje me efekt me kohëzgjatje të shkurtër, por që mund ta lehtësojnë fjetjen dhe ta mirëmbajnë gjumin gjatë natës, por që nuk kanë pasoja të pakëndshme pas zgjimit nga gjumi, mëngjesin e ardhshëm.

Në këtë qëllim, mjeku zakonisht e cakton dozën minimale të efektshme: respektimin e udhëzimeve të tij lidhur me sasinë dhe mënyrën e marrjes është me rëndësi thelbësore për nxjerrjen e dobisë sa më të madhe nga terapia kundër pagjumësisë, pa rrezik. Aspekt fondamental i rëndësishëm është edhe marrja e barnave vetëm me ujë, që të shmangen pengesat eventuale të pavolitshme. Që t’i shmangeni që të harroni ta merrni terapinë (ose tashmë e keni marrë), këshillohet që ta rregulloni alarmin i cili ju paralajmëron që ta merrni barin (në celular ose në ndonjë orë të thjeshtë me zile) dhe t’i vini ilaçet në ndonjë kuti të vogël me ditët e caktuara të javës. Përgjithësisht te personat e moshuar preferohen formulacionet në tableta sepse i zvogëlojnë gabimet gjatë marrjes, shpesh me barnat në pika. Nëse ndjeni se po ju zë gjumi gjatë ditëve të para të shërimit, ose ndjeni marramendje ose pakënaqësi të tjera të cilitdo lloji, me rëndësi është që menjëherë t’ia theksoni mjekut që të vlerësohen kontrollet eventuale të terapisë, në kuptimin e dozimit ose ndryshimit të barit të cilin e merrni.

Madje edhe nëse terapia kundër pagjumësisë tregohet efikase, me rëndësi është që mjeku kohëpaskohe ta vlerësojë mundësinë e vazhdimit të tij ose sipas mundësisë të ndërprerjes së tij. Përndryshe marrja e barnave kundër pagjumësisë asnjëherë nuk ndërpritet menjëherë sipas nismës së vet, sepse kjo mund të sjellë deri te ngjarjet e pavolitshme, duke filluar nga kthimi i menjëhershëm i pagjumësisë së rëndë.