Gjumi është funksion
Gjumi nuk është entitet fizik, nuk është organ, nuk është aparat. Gjumi nuk mund të preket, nuk mund të fotografohet, nuk mund të ruhet. Gjumi është funksion, i pashmangshëm dhe i pabartshëm, i cili për çdo ditë e viziton jetën tonë dhe e garanton pushimin tonë. Nëse, pas qindra mijëra vitesh, ende gjithnjë jemi të detyruar t’ia përkushtojmë gjumit një të tretën e jetës sonë, kjo domethënë që forca e tij biologjike dhe psikike ka peshë obliguese në historinë e evolucionit të njerëzimit.
Të flemë mjaft
Sipas meta-analizës së bërë nga ana e Fondacionit Kombëtar për gjumë në më shumë se 300 botime, duhet të flemë së paku 10 orë në fëmijëri (3-5 vjeç), së paku 9 orë në moshën e shkollës (6-13 vjeç), së paku 8 orë në adoleshencë (14-17 vjeç), nga 7 deri 9 orë si të rritur (18-64 vjeç) dhe 7-8 orë pas moshës 65 vjeçe.
Makrostruktura e gjumit
Gjumin e kontrollon softueri i trurit me të cilin drejtohen algoritmet e rrepta dhe të përcaktuara. Flemë gjithnjë në fazën jo-REM, e kalojmë një të katërtën e natës në gjumë të thellë (të përqendruar para se gjithash në pjesën e parë) kalojmë përmes sekuencës së stadit dhe e ndryshojmë fazën REM dhe jo-REM të gjumit në cikle të njëpasnjëshme prej nga 90 minuta. Duke hyrë dhe duke dalë nga labirinthi i stadit të gjumit për çdo natë kalojmë në shtegun makrostruktural të gjumit. Gjithnjë i njëjtë, por gjithnjë më ndryshe, sepse në realitet nuk ka net të njëjta.
Mikrozgjimet dhe gjumi jostabil
Mikrozgjimet janë përgjigje të shpeshta dhe kalimtare të trurit të cilat garantojnë përshtatje në kushte interne dhe eksterne, por rrallë paraqiten të izoluara: përgjithësisht prania e tyre në shënimin polisonografik është organizuar në sekuenca siç është roji në fluturim. Organizimi periodik i mikrozbulimit, i njohur si CAP, e përkufizon mikrostrukturën e gjumit dhe e mundëson matjen e sasisë së gjumit jostabil.
Gjumi është i fortë
Koncepti i jostabilitetit është çështje themelore e të gjitha sistemeve të ndërlikuara dhe i mbështet variabilitetet dinamike biologjike. Si të gjitha sistemet e ndërlikuara, gjumi bazohet në strategjitë e rezistencës, dhe si te të gjitha sistemet rezistuese, ky është proces dinamik i bazuar në mekanizma të cilët e mundësojnë kundërshtimin e ndryshimeve të papritura ose përafrimin vlerës kritike. Që të garantohet të mbijetuarit gjatë fjetjes (në praktikë, gjendja e komës fiziologjike), është i domosdoshëm ndërveprimi i fuqishëm midis sistemeve biologjike. Në kushte normale, CAP i përcjell kalimet midis stadit duke e mbajtur në fazë aktivitetin e trurit dhe funksionet autonome dhe të sjelljes, përmes fluktacioneve të rregullta. Në praktikë, CAP e përcjell gjendjen interkonektive harmonike midis sistemeve të ndryshme të cilat e ndajnë sintaksën e njëjtë.
Shtyllat e cilësisë së gjumit
Brenda pragjeve të përcaktuara të vlerave, jostabiliteti garanton funksione fleksibile dhe të përshtatura të sistemit të ndërlikuar. Mirëpo, gjumi është proces i fortë dhe rezistues, por i cili, përtej kufijve të caktuar të kompensimit, mund të bëhet i brishtë. Kur sasia e mikrozgjimit bëhet tepër e madhe, rezistenca ulet dhe fortësia e strukturës së gjumit gradualisht prishet. Prandaj cilësia e gjumit bazohet në katër shtylla:
1) kohëzgjatja (koha e përgjithshme e fjetjes);
2) intensiteti (sasia e gjumit të thellë);
3) kontinuiteti (numri dhe kohëzgjatja e makrozgjimit);
4) stabiliteti (përqindja e mikrozgjimit = CAP)
Gjumi çlodhës dhe hipnoterapia
Në rastin e gjumit jo përtëritës me sasi të madhe patologjike CAP, pra edhe në prani të parametrave të paprekur makrostrukturalë, barnat për gjumë mund të tregohen efikase sepse e mbrojnë gjumin duke e bërë stabil dhe të pandërprerë. Meqenëse 4-5 orët e para gjumin e kontrollon kryesisht acidi gama-aminobuter (GABA), te pagjumësia me rastin e fjetjes ose me zgjimet në pjesën e parë të natës duhet të përdoren barnat GABA-ergjike për fjetje me gjysmëjetë të shkurtër, dhe për t’iu shmangur dukurive të trullosjes reziduale në mëngjes. Për shkak të rrezikut të mundshëm nga vartësia dhe toleranca, barnat për fjetje përcaktohen në periudha të caktuara dhe në kontrollin e rregullt mjekësor.
Referencat: