logo Sanofi

Pagjumësia: risitë në nozologji të cilat i propozojnë  DSM-V dhe ICSD-3

 

Pagjumësia përkufizohet si çrregullim të cilin e karakterizojnë vështirësitë që ta zërë gjumi ose të qëndrojë fjetur në gjumë, ose gjumi jo çlodhës i cili ndikon në ndjenjën subjektive të mirëqenies, gjithnjë derisa nuk shkakton ndryshime të përditshme të tipit psikik, konjitiv dhe somatik. Kjo është një nga çrregullimt më të shpeshta në praktikën klinike dhe çrregullimi më i shpeshtë i fjetjes. Rreth 6% e popullsisë në shtetet perëndimore e ka këtë çrregullim, përqindja e cila rritet në mënyrë drastike (rreth 50% nëse merret parasysh forma e tij akute1. Studimet e ndryshme përveç kësaj kanë treguar se pagjumësia është gjendje këmbëngulëse, në fakt, rreth 70% e subjekteve të cilat i përmbushin kriteret për diagnozë të pagjumësisë edhe më tutje do të vuajnë nga kjo vitin e ardhshëm nëse nuk shërohen në mënyrë përkatëse2.

Edhe një nga karakteristikat relevante të pagjumësisë është komorbiditeti i saj i përhershëm me çrregullimet e tjera. Për shembull, prania e saj e shton rrezikun nga infarkti i miokardit3. Përveç kësaj, mund të lidhet shpesh me disa çrregullime neurologjike, sidomos me multiple sklerozën, me sëmundjen e Parkinsonit, me lëndimin e kafkës dhe me epilepsi. Sidoqoftë, lidhja më e njohur e përshkruar në literaturën shkencore  padyshim është ajo me çrregullime psikike. Sidomos pacientët me pagjumësi me rrezik dy herë më të madh nga zhvillimi i sindromës depresive4, dhe nën rrezikun e shtuar nga idetë dhe sjelljet vetëvrasëse5 në krahasim me subjektet të cilat nuk kanë çrregullim të fjetjes.

Publikimi i para pak kohshëm i dy doracakëve kryesorë referentë diagnostikë për çrregullimin e gjumit, botimit të pestë të DSM-5-it6 dhe botimit të tretë ICSD-3-it7, solli deri te ndryshimet e rëndësishme të procesit diagnostik te Pagjumësia (për krahasimin e kritereve diagnostike DSM-5 dhe DSM-IV-TR shih tabelën 1). Te sistemet e mëparshme të klasifikimit, dallohej forma parësore dhe dytësore e pagjumësisë, ku forma dytësore e përshkruante gjendjen në të cilën simptomet tregonin për gjendjen parësore e cila e arsyetonte ekzistencen e saj. Me ardhjen e DSM-V dhe ICSD-3, ky distinksion zhduket në favor të kategorisë gjithëpërfshirëse ,,Çrregullimit të pagjumësisë’’, e cila mund të përdoret edhe në prani të komorbiditetit mjekësor ose psikiatrik