Pagjumësia dhe keqpërdorimi i substancave psikoaktive
Keqpërdorimi i substancave psikoaktive, jo për qëllime mjekësore, lidhet me problemet e shumta shëndetësore, duke përfshirë pagjumësinë. Keqpërdorimi i substancave, në fakt, mund të shkaktojë çrregullimin e gjumit, kurse ato, nga ana e vet, mund ta përbëjnë faktorin e mbajtjes së keqpërdorimeve ose të rifillimit të keqpërdorimit pas periudhës së abstinencës.
Pasojat akute të substancave psikoaktive në një masë të madhe varen nga llojet e substancës së përdorur. Disa substanca, siç është për shembull, heroina, e shkaktojnë dremitjen, duke përfshirë jo vetëm përgjumjen e tepërt gjatë ditës dhe rënien e shpejtë në gjumë (perudha më e shkurtër e zënies së gjumit), por edhe ndryshimin në kontinuitetin e fjetjes, në pjesën tjetër të natës, bashkë me numrin e shtuar të zgjimeve nga gjumi. Pasojat e përdorimit kronik, megjithatë, janë të ngjashme në mesin e substancave të ndryshme, dhe i karakterizon zgjatja e periudhës së rënies në gjumë, koha e gjithsej e shkurtuar e fjetjes, shtimi i numrit të zgjimeve nga gjumi gjatë natës, zvogëlimi i gjumit të thellë dhe faza REM e gjumit. Edhe pushimi i përdorimit ose abstinencës nga substancat psikoaktive e shkakton dukurinë me pasoja të ngjashme, me dallimet të cilat varen nga sasia e substancës së përdorur, kohëzgjatja e keqpërdorimit dhe periudha e abstinencës. Simptomet e pushimit të përdorimit e përfshijnë zgjatjen e periudhës së dremitjes, kohën gjithsej të shkurtuar të fjetjes dhe, shpesh, thellimin e fazës REM të gjumit. Nëse abstinenca zgjat, parametrat e fjetjes zakonisht ndryshojnë në vlera bazale, edhe se disa ndryshime (si për shembull çrregullimet e fazës REM të gjumit) mund të zgjasin një periudhë më të gjatë kohore. Në disa situata, shënimet polisomnografike nuk pajtohen me atë që e paraqesin pacientët. Për shembull, te abstinenca e përhershme nga kokaina, përkundër përmirësimit subjektiv të cilësisë së gjumit, të dhënat polisomnografike flasin për vazhdimin e ndryshimeve gjatë fjetjes, me periudhë të zgjatur të dremitjes, me shkurtimin e kohës së përgjithshme të fjetjes dhe gjumit të thellë. Vazhdimi i çrregullimit të fjetjes në periudhën e abstinencës ka rëndësi të domosdoshme, sepse e përbën faktorin e rrezikut i cili përsëriti më vonë do të fillojë keqpërdorimin.
Por, gjatë viteve të fundit, po paraqitjen gjithnjë e më shumë dëshmi që keqpërdorimi i substancave psikoaktive nuk shkakton vetëm efekte negative ndaj gjumit, por mund të lidhet ose është faktor i rrezikut për ndryshimin e përgjithshëm të ritmit cirkadial. Personat të cilët në mënyrë kronike i keqpërdorin substancat psikoaktive, tregojnë, në fakt, edhe ndryshime në ritmin cirkadial. Pacientët e këtillë me rastin e ekzaminimit e paraqesin ritmin e parregullt gjumë-gjendje e zgjuar, me tendencë të shtyrjes progresive të momentit të rënies në gjumë, i cili krijohet më vonë gjatë natës, duke e shkaktuar „çrregullimin e fazës së vonshme të gjumit“. Me kohë ky çrregullim shpesh përkeqësohet dhe keqpërdorimi i substancave psikoaktive mund të zgjatë tërë natën. Pacienti i cili i keqpërdor substancat psikoaktive shpesh e ka hronotipin e hutit, domethënë kryesisht është aktiv në mbrëmje, me tendencë që të bjerë në gjumë vonë.
Shumë studime për efektet e keqpërdorimit të substancave psikoaktive në ritmin cirkadial kanë të bëjnë me ata që e keqpërdorin alkoolin: është dëshmuar supresioni i tajitjes së melatoninës 2-3 orë pas tretjes së alkoolit. Studimet e tjera kanë dëshmuar efekt hipotermik të alkoolit gjatë ditës dhe hipertermik gjatë natës. Ky efekt do të mund të bënte ndryshim në kontrollin e ritmit cirkadial ose ndikimin direkt të alkoolit në termorregullim. Keqpërdorimi kronik i alkoolit e shkakton inversionin e formularit të tajitjes së melatoninës, me nivelin e shtuar gjatë ditës dhe me nivelet e zvogëluara gjatë natës. Kjo lakore inverte e tajitjes së melatoninës, të cilës i mungon vlera fiziologjike kryerëse gjatë natës, mund të kontribuojë në shtyrjen ose parandalimin e rënies në gjumë në kohë të zakonshme. Prandaj, vënia e çrregullimit të fjetjes në një kontekst më të gjerë të ndryshimit në ritmin cirkadial, e mundëson identifikimin e faktorëve të cilët mund të kontribuojnë në fillimin e keqpërdorimit të substancave psikoaktive ose të cilat e përshpejtojnë rifillimin e keqpërdorimit.
Shërimi i çrregullimit të fjetjes gjatë ndërprerjes së përdorimit të substancave psikoaktive
Të dhënat nga literatura për llojin e shërimit farmakologjik të cilin duhet zbatuar për çrregullimet e fjetjes në periudhën e ndërprerjes së përdorimit të substancave psikoaktive dhe për efikasitetin e tij janë të kufizuara. Përgjithësisht shkencëtarët pajtohen rreth faktit se është mirë të shmanget, nëse kushtet klinike këtë e lejojnë, dhënia e barnave për fjetje, që të parandalohet krijimi i varësisë së re, më të ndryshme. Te personat të cilët në mënyrë kronike e keqpërdorin alkoolin mund të jenë të dobishme strategjitë e sjelljes (siç është reduktimi i kohës së qëndrimit në shtrat, shmangia e kushtëzimit dhe e mendimeve negative që kanë të bëjnë me momentin e shkuarjes në shtrat ose në dhomë të gjumit, aplikimi i rregullave të higjienës së gjumit) dhe marrja e melatoninës. Përveç kësaj, ekzistojnë dëshmi se efektet e ndërprerjes së menjëhershme të përdorimit të kanabisit mund të anulohen me përdorimin e zolpidemit.
Referencat:
- Barratt ES, Beaver W, White R. The effects of marijuana on human sleep patterns. Biol Psychiatry 1974;8(1):47-54. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Biol+Psychiatry+%5BJour%5D+AND+47%5Bpage%5D+AND+1974%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Bolla KI, Lesage SR, Gamaldo CE, Neubauer DN, Funderburk FR, Cadet JL, et al. Sleep disturbance in heavy marijuana users. Sleep 2008;31(6):901-8. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=sleep+%5BJour%5D+AND+901%5Bpage%5D+AND+2008%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Brower KJ, Krentzman A, Robinson EA. Persistent insomnia, abstinence, and moderate drinking in alcohol-dependent individuals. Am J Addict 2011;20(5):435-40. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Am+J+Addict+%5BJour%5D+AND+435%5Bpage%5D+AND+2011%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Brower KJ, Perron BE. Sleep disturbance as a universal risk factor for relapse in addictions to psychoactive substances. Med Hypotheses 2010;74(5):928-33. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Med+Hypotheses+%5BJour%5D+AND+928%5Bpage%5D+AND+2010%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Brower KJ. Insomnia, alcoholism and relapse. Sleep Med Rev 2003;7(6):523-39. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Sleep+Med+Rev+%5BJour%5D+AND+523%5Bpage%5D+AND+2003%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Budney AJ, Hughes JR, Moore BA, Vandrey R. Review of the validity and significance of cannabis withdrawal syndrome. Am J Psychiatry 2004;161(11):1967-77. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Am+J+Psychiatry+%5BJour%5D+AND+1967%5Bpage%5D+AND+2004%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Budney AJ, Moore BA, Vandrey RG, Hughes JR. The time course and significance of cannabis withdrawal. J Abnorm Psychol 2003;112(3):393-402. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=J+Abnorm+Psychol+%5BJour%5D+AND+393%5Bpage%5D+AND+2003%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Coffey SF, Dansky BS, Carrigan MH, Brady KT. Acute and protracted cocaine abstinence in an outpatient population: a prospective study of mood, sleep and withdrawal symptoms. Drug Alcohol Depend 2000;59(3):277-86. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Drug+Alcohol+Depend+%5BJour%5D+AND+277%5Bpage%5D+AND+2000%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Conroy DA, Arnedt JT. Sleep and substance use disorders: an update. Curr Psychiatry Rep 2014;16(10):487. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Curr+Psychiatry+Rep+%5BJour%5D+AND+487%5Bpage%5D+AND+2014%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Dimsdale JE, Norman D, DeJardin D, Wallace MS. The effect of opioids on sleep architecture. J Clin Sleep Med 2007;3(1):33-6. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=J+Clin+Sleep+Med+%5BJour%5D+AND+33%5Bpage%5D+AND+2007%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Feinberg I, Jones R, Walker J, Cavness C, Floyd T. Effects of marijuana extract and tetrahydrocannabinol on electroencephalographic sleep patterns. Clin Pharmacol Ther 1976;19(6):782-94. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Clin+Pharmacol+Ther+%5BJour%5D+AND+782%5Bpage%5D+AND+1976%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Feinberg I, Jones R, Walker JM, Cavness C, March J. Effects of high dosage delta-9-tetrahydrocannabinol on sleep patterns in man. Clin Pharmacol Ther 1975;17(4):458-66. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Clin+Pharmacol+Ther+%5BJour%5D+AND+458%5Bpage%5D+AND+1975%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Freemon FR. The effect of chronically administered delta-9-tetrahydrocannabinol upon the polygraphically monitored sleep of normal volunteers. Drug Alcohol Depend 1982;10(4):345-53. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Drug+Alcohol+Depend+%5BJour%5D+AND+345%5Bpage%5D+AND+1982%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Gawin FH, Kleber HD. Abstinence symptomatology and psychiatric diagnosis in cocaine abusers. Clinical observations. Arch Gen Psychiatry 1986;43(2):107-13. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Arch+Gen+Psychiatry+%5BJour%5D+AND+107%5Bpage%5D+AND+1986%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Hartwell EE, Pfeifer JG, McCauley JL, Moran-Santa Maria M, Back SE. Sleep disturbances and pain among individuals with prescription opioid dependence. Addict Behav 2014;39(10):1537-42. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Addict+Behav++%5BJour%5D+AND+1537%5Bpage%5D+AND+2014%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Hasler BP, Smith LJ, Cousins JC, Bootzin RR. Circadian rhythms, sleep, and substance abuse. Sleep Med Rev 2012;16(1):67-81. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Sleep+Med+Rev+%5BJour%5D+AND+67%5Bpage%5D+AND+2012%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Howe RC, Hegge FW, Phillips JL. Acute heroin abstinence in man: I. Changes in behavior and sleep. Drug Alcohol Depend 1980;5(5):341-56. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Drug+Alcohol+Depend+%5BJour%5D+AND+341%5Bpage%5D+AND+1980%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Johnson EO, Breslau N. Sleep problems and substance use in adolescence. Drug Alcohol Depend 2001;64(1):1-7. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/11470335
- Kouri EM, Pope HG Jr. Abstinence symptoms during withdrawal from chronic marijuana use. Exp Clin Psychopharmacol 2000;8(4):483-92. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Exp+Clin+Psychopharmacol+%5BJour%5D+AND+483%5Bpage%5D+AND+2000%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Landolt HP, Gillin JC. Sleep abnormalities during abstinence in alcohol-dependent patients. Aetiology and management. CNS Drugs 2001;15(5):413-25. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=CNS+Drugs+%5BJour%5D+AND+413%5Bpage%5D+AND+2001%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Logan RW, Williams WP 3rd, McClung CA. Circadian rhythms and addiction: mechanistic insights and future directions. Behav Neurosci 2014;128(3):387-412. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Behav+Neurosci%5BJour%5D+AND+387%5Bpage%5D+AND+2014%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Matuskey D, Pittman B, Forselius E, Malison RT, Morgan PT. A multistudy analysis of the effects of early cocaine abstinence on sleep. Drug Alcohol Depend 2011;115(1-2):62-6. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/21144676
- Nicholson AN, Turner C, Stone BM, Robson PJ. Effect of delta-9-tetrahydrocannabinol and cannabidiol on nocturnal sleep and early-morning behavior in young adults. J ClinPsychopharmacol 2004;24(3):305-13. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=J+Clin+Psychopharmacol+%5BJour%5D+AND+305%5Bpage%5D+AND+2004%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Pasch KE, Latimer LA, Cance JD, Moe SG, Lytle LA. Longitudinal bi-directional relationships between sleep and youth substance use. J Youth Adolesc 2012;41(9):1184-96. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=J+Youth+Adolesc+%5BJour%5D+AND+1184%5Bpage%5D+AND+2012%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Roehrs T, Papineau K, Rosenthal L, Roth T. Ethanol as a hypnotic in insomniacs: self administration and effects on sleep and mood. Neuropsychopharmacology 1999;20(3):279-86. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Neuropsychopharmacology+%5BJour%5D+AND+279%5Bpage%5D+AND+1999%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Roehrs T, Roth T. Caffeine: sleep and daytime sleepiness. Sleep Med Rev 2008;12(2):153-62. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Sleep+Med+Rev+%5BJour%5D+AND+153%5Bpage%5D+AND+2008%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Roehrs TA, Roth T. Sleep disturbance in substance use disorders. Psychiatr Clin North Am 2015;38(4):793-803. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Psychiatr+Clin+North+Am+%5BJour%5D+AND+793%5Bpage%5D+AND+2015%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Schierenbeck T, Riemann D, Berger M, Hornyak M. Effect of illicit recreational drugs upon sleep: cocaine, ecstasy and marijuana. Sleep Med Rev 2008;12(5):381-9. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Sleep+Med+Rev%5BJour%5D+AND+381%5Bpage%5D+AND+2008%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Vandrey R, Smith MT, McCann UD, Budney AJ, Curran EM. Sleep disturbance and the effects of extended-release zolpidem during cannabis withdrawal. Drug Alcohol Depend2011;117(1):38-44. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/21296508
- Walker JM, Farney RJ, Rhondeau SM, Boyle KM, Valentine K, Cloward TV, Shilling KC. Chronic opioid use is a risk factor for the development of central sleep apnea and ataxic breathing. J Clin Sleep Med 2007;3(5):455-61. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=J+Clin+Sleep+Med+%5BJour%5D+AND+455%5Bpage%5D+AND+2007%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Wang D, Teichtahl H. Opioids, sleep architecture and sleep-disordered breathing. Sleep Med Rev 2007;11(1):35-46. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Sleep+Med+Rev+%5BJour%5D+AND+35%5Bpage%5D+AND+2007%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch
- Watson R, Bakos L, Compton P, Gawin F. Cocaine use and withdrawal: the effect on sleep and mood. Am J Drug Alcohol Abuse 1992;18(1):21-8. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed?term=Am+J+Drug+Alcohol+Abuse+%5BJour%5D+AND+21%5Bpage%5D+AND+1992%5Bpdat%5D&cmd=detailssearch