logo Sanofi

Pagjumësia dhe çrregullimet e disponimit: lidhja e dyfishtë

Sot dihet mirë se raporti midis pagjumësisë dhe çrregullimit të disponimit, të cilët për momentin janë klasifikuar në DSM-5 nën Çrregullimet depresive, Çrregullimet bipolare dhe Çrregullimet e lidhura (1), është jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe zhvillohet jo vetëm në nivel klinik, por edhe neurobiologjik, me ndikim të mundshëm në etiopatogjenezë dhe në shërim.

Fjetja dhe çrregullimet e disponimit: simptomat dhe ndryshimet neurofiziologjike

Praninë e çrregullimit të fjetjes e karakterizojnë epizodat depresive ose maniakale, gjë që  argumentohet edhe me klasifikimin e simptomit të pagjumësisë ose hipersomnisë në mesin e kritereve diagnostike për epizodë depresive dhe për zvogëlimin e nevojës për gjumë për epizodë maniakale (1). Pjesa më e madhe e pacientëve të cilët vuajnë nga depresioni, përveç pagjumësisë e cila mund të jetë e tipit fillestar, mesatar ose përfundimtar, shpesh e paraqet ndjenjën e gjumit jo të mirë, ëndrrave shqetësuese ose anktheve të njëmendta që kanë si pasojë lodhjen dhe përgjumjen gjatë tërë ditës (2). Këto manifestime klinike përveç kësaj lidhen me ndryshime polisonografike të strukturës së gjumit dhe anomalit e ritmit aktiviteti-pushimi (3). Në mesin e pacientëve depresivë, vërehet kontinuiteti i zvogëluar që ka si pasojë shkurtimin e kohës së përgjithshme dhe para se gjithash efektshmërisë së fjetjes. Në nivel të arkitekturës së gjumit, vërehet  zgjatja e stadit të 1-të i shoqëruar me shkurtimin e stadit të 3-të, me shkurtimin e gjumit me valë të ngadalësuara dhe me periudhën REM të zënies së gjumit, lidhur me zgjatjen e fazës së parë REM, të cilën e karakterizon numri më i madh i lëvizjeve të shpeshta ndaj subjekteve të shëndosha (4). Një formular i ngjashëm i ndryshimit është paraqitur edhe në fazat manike (5).

Përveç kësaj theksohet se si ndryshimet në fazën REM të gjumit shpesh i paraprin zhvillimit të simptomave të disponimit, mbijetojnë në periudhat e dobësimit kalimtar/remisionit/ dhe janë të pranishme edhe te anëtarët jo të sëmurë të familjes, me çfarë sygjerohet roli i tyre si biomarkerë të mundshëm të sëmundjes (6). Pikërisht në bazë të këtyre percetimeve, janë formuluar supozimet e ndryshme për mekanizmat biologjikë në prapavijë të disfunksionit të fazës REM të gjumit dhe për rolin e tyre etiopatogjenetik. Deri më tani është e qartë përfshirja e ndërveprimeve të ndërlikuara midis sistemit serotoninergjik, kolinergjik, oreksinergjik dhe rregullimit të stresit.  Sidomos anomalitë e fazës REM mund të ndikojnë në neurogjenezë të personave të rritur, duke shkaktuar ndryshime në tërësinë e hipokampusit dhe me këtë duke i kontribuar zhvillimit të çrregullimit të disponimit, me siguri përmes mekanizmit të ngarkesës alostatike (7).

 

Gjumi, çrregullimet e disponimit dhe ritmet cirkadiale

Çrregullimet e disponimit lidhen me ndryshimet në ritmet cirkadiale, domethënë me të gjitha ato procese të cilat e shoqërojnë periudhën specifike gjatë 24 orëve dhe që e përfshijnë, përveç ciklit gjumë-gjendje zgjuar, tajitjen e hormonit, sidomos të kortizolit, prodhimin e melatoninës dhe rregullimin e temperaturës së trupit. Këto ritme i gjeneron pejsmejkeri cirkadial, i cili gjendet në nivel të  bërthamës suprakiazmatike në hipotalamusin e përparmë, i cili para se gjithash drejton një sërë gjenesh, të quajtura pikërisht gjenet CLOCK.

 

Në nivel të trurit, gjeni CLOCK, krahas veprimit ndaj bartjes monoaminergjike, i rregullon proceset e ndryshme qelizore, në mesin e të cilave diferencimin, rritjen, lëvizshmërinë dhe apoptozën bashkë me efektin ndaj plasticitetit sinaptik dhe ndaj neurogjenezës. Prandaj mund të supozohet se ç’rregullimi i ritmit cirkadial i kontribuon patogjenezës së çrregullimit të disponimit duke përfshirë sisteme të ndryshme në ndërveprim. Aktualisht sistemi cirkadial e paraqet shënjestrën premtuese për zhvillimin e barnave të reja për shërimin e çrregullimit të disponimit dhe fjetjes (8,9).

Studimet e ritmit cirkadial dhe ndryshimet gjatë fjetjes përveç kësaj e kanë mundësuar zhvillimin e terapive të ashtuquajtura kronobiologjike të cilat ndikojnë ndaj ritmeve biologjike përmes manipulimit të ritmit gjumë-gjendje zgjuar, siç është për shembull, të mbeturit pa gjumë, i indikuar në epizodën depresive, ose megjithatë ekspozimi i kontrolluar në dritë ose errësirë, siç janë terapia me dritë dhe ,,dark therapy’’, të cilat përdoren në fazat depresive, përkatësisht maniake (10).

 

Pagjumësia dhe depresioni: ndikimi klinik dhe implikimet për shërim

Gjatë historisë pagjumësia e lidhur me depresion është konsideruar manifestim dytësor i gjendjes depresive. Në dritën e kësaj, shërimi i pagjumësisë ishte i tipit simptomatik me implikim që nuk e ka ndryshuar zhvillimin e sëmundjes dhe që pagjumësia është shëruar njëkohësisht me përmirësimin e simptomeve të tjera të depresionit.

 

Mirëpo, sot, dihet mirë se raporti midis pagjumësisë dhe depresionit është shumë më i ndërlikuar dhe është i tipit dykahësh. Studimet e shumta kanë dëshmuar efektin e qartë të çrregullimit të fjetjes me rrezikun nga sëmundjet ose me rrjedhën klinike. Sidomos ndryshimet e ritmit gjumë-gjendje e zgjuar janë të lidhura me rrezikun e shtuar nga zhvillimi i simptomit të depresionit, para se gjithash te popullata e moshuar, dhe paraqitjes së tyre të sërishme te subjektet e të sëmurëve nga çrregullimi depresiv (11). Prania e pagjumësisë krahas kësaj është vënë në lidhje me seriozitet më të madh të simptomeve nga fusha depresive dhe kognitive, si edhe me shtimin e konsiderueshëm të rrezikut nga vetëvrasja (12). Më në fund, çrregullimet e fjetjes e kanë edhe ndikimin e konsiderueshëm ndaj përgjigjes për terapi, duke e zvogëluar besueshmërinë e saj pavarësisht nga lloji i shërimit (3). Lidhur me këtë, terapia për pagjumësi gjatë depresionit e merr rolin e rëndësisë parësore. Shumica e barnave që përdoren për shërimin e depresionit ndikon në fjetje, edhe pse kanë efekt të ndryshëm (13). Disa antidepresivë, në mesin e të cilëve edhe tradozoni, mirtazapini dhe antidepresivët triciklikë të ndryshëm, kanë efekt qetësues dhe ndonjëherë mund të përdoren në monoterapi, ku përdoret efekti i tyre i vënies në gjumë.  Rast më i shpeshtë është, para se gjithash kur shërimi bazohet në inhibitorë selektivë reuptake-së të serotoninës, që mund të shkaktojnë dhe/ose përkeqësimin e pagjumësisë, se është e domosdoshme t’i nënshtrohet terapisë së referuar të induksionit. Në disponim janë mundësitë e shumta farmakologjike, të cilat i përfshijnë benzodiazepinët, anti-histaminikët dhe molekulat me efekt ndaj sistemeve oksinegjike dhe melatoninergjike. Sidomos disa studime kanë treguar se shërimi me zolpidemin,  me ilaçin benzodiazepin për fjetje, bashkë me ndonjë antidepresivë, jo vetëm që është efikas në rregullimin e pagjumësisë, por ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e depresionit dhe të funksionimit të përditshëm (14). Më në fund, rëndësinë e shërimit të pagjumësisë edhe më shumë e mbështesin studimet voluminoze të rastësishme që tregojnë zvogëlimin e konsiderueshëm të simptomeve depresive te subjektet që i nënshtrohen ndërhyrjes kognitive të sjelljes për pagjumësi, gjë që sygjeron edhe rolin e mundshëm parandalues (15