logo Sanofi

Nëse partneri vuan nga pagjumësia

Udhëzues praktik për bashkëjetesë të qetë

 

Mosfjetja gjatë një ose më shumë netëve nuk është e këndshme për askend qoftë t’i numëroni minutat deri në fillim të mëngjesit dhe të shpresoni se ende keni kohë që së paku pak do të bëni një sy gjumë; qoftë ditën e ardhshme, pasojat e së keqes ose pasojat që konkretizohen në lodhjen fizike dhe psikike, pezmatueshmërinë, nervozizmin, efikasitetin e dobët të punës, ngadalësimin e refleksit, vështirësitë serioze në kryerjen e aktiviteteve të zakonshme dhe që të duroni deri në mbrëmje.

 

Të gjitha këto ndjenja negative bëhen edhe më të vështira që t’i përballoni kur nata pa gjumë nuk është pasojë e ndonjë lloji të sëmundjes organike, problemit psikologjik ose ndryshimit të ritmit gjumë-qëndrim zgjuar që na prekin drejtpërsëdrejti, por burimit të jashtëm të shqetësimit, i cili e parandalon gjumin i cili vetvetiu është i mundur dhe absolutisht i dëshirueshëm. Problemi mund të bëhet sidomos i rëndë që të zgjidhet kur ai element shqetësues është partneri, i cili, për shkaqe nga më të ndryshmet, nuk fle mirë.

 

Nëse nuk analizohet dhe nuk zgjidhet në mënyrë përkatëse, krahas shumëfishimit të pagjumësisë, situata e këtij tipi në një periudhë afatgjatë e sjell harmonizimin e partnerit në rrezik nga rrezikimi dhe prishja e cilësisë së jetës dhe marrëdhëniet e afërta familjare.

 

 

Pika e parë: shërimi i pagjumësisë

 

Sado që kjo duket banale, aspekti i parë i cili duhet të merret parasysh që të flemë mirë bashkë është që partneri i cili vuan nga pagjumësia të gjejë zgjidhje efikase për problemin e vet. Ajo që gjithnjë nuk ndodh, ose ndodh me vonesë të madhe, është që shumë shpesh ky çrregullim banalizohet dhe zbatohen strategjitë dhe zgjidhjet të cilat i rekomandojnë të afërmit ose miqtë, në vend që t’i drejtohemi mjekut.

 

Për trajtim racional dhe me përgjegjësi të pagjumësisë është e domosdoshme që:

  • Të kuptohet për cilin lloj të çrregullimit të gjumit bëhet fjalë (vështirësitë me rastin e rënies në gjumë ose gjumit të përqendruar një periudhë përkatëse kohore, netët e ndërprera me zgjime të shpeshta, etj.);

  • T’i analizojmë shkaqet e mundshme të çrregullimit, jashtë ose brenda organizmit (shprehitë e pavolitshme jetësore, praninë e sëmundjeve  specifike organike, çrregullimet psikike, stresin ose brengën të lidhura me ngjarjet specifike, të merren barnat, etj.);

  • Në mungesë të shkaqeve qartë të njohura, të luftohen ndryshimet e mundshme të ciklit gjumë-qëndrim zgjuar në qendrën e specializuar për brengën për çrregullimet e fjetjes;

  • Të përcillen rregullat e zakonshme të higjienës së gjumit: të shkohet në shtrat dhe të ngrihemi nga shtrati gjithnjë në të njëjtën kohë; të flemë në dhomë komode të errët, të qetë;  të mos marrim kafeinë ose pije alkoolike, të mos pimë duhan dhe të mos merremi me aktivitete intensive fizike në orët e mbrëmjes; të marrim ushqime të lehta dhe që treten lehtë për darkë; t’u shmangemi dremitjeve të pasdites; të merremi rregullisht me aktivitet fizik, sipas mundësisë në mëngjes/dhe në mesditë; të mos përdoren aparatet elektronike deri në orët e vona dhe të mos e mbajmë smartfonin ose tabletin pranë shtratit, etj.

 

 

Pika e dytë:  të lidhim aleancë

 

Personi i cili nuk fle për shkak të pagjumësisë së parnterit me kohë do të bëhet person nervoz dhe më pak i gatshëm që t’i kuptojë vështirësitë e partnerit. Nga ana tjetër, personi i cili vuan nga pagjumësia mund të ketë ndjenja të përziera:  nga njëra anë të ndjehet fajtor për shkak të pakënaqësisë së shkaktuar, kurse nga ana tjetër, që vetvetiu të nervozohet  për shkak të situatës të cilën dëshiron ta ndryshojë, por nuk ka sukses në këtë.

Biseda e qetë për këtë problem është e pashmangshme që t’u ikni mosmarrëveshjeve dhe zënieve për të madhe të cilat mund ta destabilizojnë marrëdhënien dhe të krijojnë stres plotësues. Sidomos duhet të merret parasysh se:

  • Pagjumësia e njërit partner nuk është problem individual, por problem i çiftit, dhe duhet luftuar me të si të tillë në analizën e shkakut dhe të kërkohet zgjidhje;

  • Se,  nëse e ndjeni problemin për shkak të mbetjes pa gjumë, me rëndësi është që të bisedohet për këtë me partnerin me pagjumësi dhe që bashkarisht të përpiqeni të gjeni masat praktike të cilat mund t’u ndihmojnë të dyve që të pushoni më mirë;

  • Lodhja dhe nervozizmi të cilat rrjedhin nga gjumi i pamjaftueshëm nuk duhet të nënçmohen dhe duhet qenë të vetëdijshëm se këto ndjenja kanë të bëjnë me të dytë;

  • Është me rëndësi thelbësore të ndahet çdo ndjenjë pakënaqësie dhe moskuptim me qëllim të ndërtimit të marrëdhënies më të fortë dhe më të qetë të mundshme;

  • Edhe pse problemi i pagjumësisë është objektiv dhe me të duhet seriozisht të luftohet, beteja për gjendjen e pakëndshme me gjumë të pamjaftueshëm me një grimë ironie dhe të qeshurit e përbashkët në momente të rënda ose në situata jashtë atyre të zakonshme në të cilat mund të gjendemi gjatë netëve pa gjumë, ndihmojnë në ruajtjen e harmonisë së çiftit;

  • Jeta e mirë seksuale mund të ndihmojë për bashkëpjesëmarrje dhe mirëkuptim më të mirë dhe, në saje të efektit qetësues dhe relaksues, ta përshpejtojë gjumin e të dy partnerëve.

 

Pika e tretë: shënimet praktike për mbijetesë

Kur çdo gjë funksionon siç duhet, fjetja në të njëjtin krevat padyshim që është kënaqësi dhe, me kohë, shpesh bëhet edhe shprehi inkurajuese për të dy partnerët. Mirëpo, kur njëri partner vuan nga pagjumësia, ndarja e vendit me të që do të duhej të jetë i përkushtuar për pushim mund të bëhet i mundueshëm për të dy palët.

Personi i cili vuan nga pagjumësia e ndjen që mundësinë e lëvizjes dhe të veprimit e ka të kufizuar për shkak të frikës se do ta shqetësojë personin i cili fle qetë me të; partneri që fle gati gjithnjë në fund zgjohet pjesërisht ose plotësisht, një ose më shumë herë gjatë natës, duke u gjetur në situatë që të ballafaqohet, pas zgjimit, me lodhjen të cilës ka mundur t’i shmanget me ndihmën e disa masave praktike.

 

  • Pas një numri të përpjekjeve të arsyeshme që ta zërë gjumi, partneri me pagjumësi duhet të ngritet dhe të shkojë në ndonjë ambient tjetër, duke bërë përpjekje që të mos e bëjë as zhurmën më të vogël të mundshme dhe të mos e ndez dritën në dhomë. Çaji i bimëve, të lexojë rreth njëzet minuta ose thjeshtë të relaksohet në një vend që nuk është shtrat për fjetje mund ta përshpejtojë gjumin dhe që t’ia mundësojë partnerit që të flejë.

  • Partneri i cili fle më mirë do të duhej që ta mbrojë pushimin e vet duke i vënë tapat për veshë (të shkëlqyer janë ata nga dyelli) dhe maskën e butë përmbi sy.

  • Përdorimi i dushekut të veçantë njërit pranë tjetrit në vend të dushekut për çift bashkëshortor e zvogëlon shqetësimin për shkak të lëvizjeve  nga ana e partnerit me pagjumësi.

  • Nëse pagjumësia e partnerit është kronike dhe në dukje pa zgjidhje të kënaqshme, dhe logjistika e banesës këtë e lejon, parashikohet mundësia e fjetjes në dhoma të veçanta (së paku në periudha në të cilat pagjumësia është në fazën më të rëndë).

  • Në ndonjë periudhë afatgjatë, çrregullimi i gjumit ,,i netëve spontane pa gjumë’’ të personit mund t’i destabilizojë ciklet gjumë-qëndrim zgjuar edhe te partneri: nuk duhet nënçmuar këtë rrezik dhe duhet të bisedohet për këtë me mjekun e referuar.

  • Në vend të parë, vetë personi i cili vuan nga pagjumësia ka nevojë për terapi specifike, por nëse edhe partneri fillon të flejë keq, mund të jetë e dobishme, në një periudhë të shkurtër dhe nën kontrollin e mjekut, që edhe ai të marrë barna që ta përmirësojë fjetjen me qëllim të rivendosjes së rregullave të ciklit gjumë-qëndrim zgjuar dhe shmangies së zhvillimit të pagjumësisë kronike