logo Sanofi

KUSHTET E PËRDORIMIT, POLITIKA E PRIVATËSISË DHE KUSHTET E PËRDORIMIT TË KUKËVE


Kjo faqe i përshkruan kushtet e përdorimit duke filluar nga 18.09. 2018 (në tekstin e mëtejmë „Kushtet e përdorimit“), të cilat aplikohen për të gjithë përdoruesit (në tekstin e mëtejmë „Përdoruesit“), të cilët e vizitojnë www.brainlab.al (në tekstin e mëtejmë: „Web-faqja“). Nëse e vizitoni Web faqen, i pranoni kushtet e përdorimit të cilat janë theksuar në vazhdim. Si mund të ndryshoni kushtet e përdorimit në çdo kohë pa njoftim paraprak, ju  rekomandojmë që të njëjtat t’i shikoni rregullisht.  
Lista e linkeve të drejtpërdrejta për seksione: 
 Kushtet e përdorimit
A. Politika e privatësisë
B. Kukët
A. Kushtet e përdorimit 
1. Pronësia intelektuale 
Kjo Web faqe i takon kompanisë Zyre Perfaqesimi SANOFI-AVENTIS GROUPE S.A., me seli në adresën TIRANE Njesia bashkiake nr 5, Bulevardi Deshmoret e Kombit, Kullat Binjake, Kulla nr 1, Kati 6, Zyra A4  (në tekstin e mëtejmë: „Sanofi“), kompanisë në përbërje të Grupit Sanofi (në tekstin e mëtejmë: „Grupi Sanofi“), që e menaxhon këtë Web faqe.    
Sistemimi dhe secila komponentë individuale, duke përfshirë shenjat mbrojtëse, logotipet dhe emrat e fushës të cilat paraqiten në këtë Web faqe, janë të mbrojtura me ligjet e vlefshme të  Shqipërisë dhe me ligjet ndërkombëtare për pronësinë intelektuale dhe e përfaqësojnë pronën e Grupit Sanofi dhe/ose filialet e saj, d.m.th., për  përdorim të tyre nevojitet leja. Përdorimi ose keqpërdorimi i secilës prej shenjave ndalohet rreptësisht.
Web faqja mund të përmbajë gjithashtu informacione pronësore, teknologjitë, proceset dhe të ngjashme të Grupit Sanofi ose cilatdo filiala të tij dhe/ose palë të treta, si edhe referencat lidhur me to. Me përdorimin e Web faqes përdoruesit nuk e marrin lejen ose ndonjë të drejtë tjetër të ngjashme.
Asnjëra nga komponentet e web faqes nuk mund të kopjohet, riprodhohet, ndryshohet, përpunohet, merret, bartet ose shpërndahet në media, me përjashtim të nevojës për kumtesa për opinion, duke i respektuar të drejtat e pronësisë intelektuale, si edhe të gjitha të drejtat e tjera të lartëpërmendura të pronësisë. Kopjimi i tyre në kompjuterin tuaj lejohet vetëm për përdorim privat, për qëllime tuaja personale, jokomerciale.


Secila kopje e lejuar e tërë Web faqes ose cilado komponentë e saj duhet të përmbajë këtë deklaratë: „TË DREJTAT E AUTORIT 2018 – Zyre Perfaqesimi SANOFI-AVENTIS GROUPE S.A– TË GJITHA TË DREJTAT JANË REZERVUARA“.
Asnjë nga elementet e lejuara, të cilat e përmbajnë Web faqen ose të cilat janë përfaqësuar në Web faqe, nuk mund të ndrysohet ose të modifikohet në çfarëdo mënyre. Sanofi ose filialet e  tij e ruajnë të drejtën që të ndërmarrin veprime juridike kundër cilësdo shkeljeje të të drejtave të tyre të pronësisë intelektuale.
2. Lloji i informacionit
Web faqja ka për qëllim të ofrojë informacione dhe sqarime mjekësore për epilepsinë dhe çrregullimin bipolar, si edhe dhënien e këshillave të përgjithshme për shërimin e këtyre sëmundjeve. Sanofi dhe Grupi Sanofi nuk marrin kurrfarë përgjegjësie për saktësinë ose plotësimin e informacioneve të këtilla.
3. Përjashtimi i përgjegjësisë 
Përmbajtja që është propozuar në Web faqe ka për qëllim sqarimin e problemeve shëndetësore dhe mjekësore në të cilat hasin përdoruesit në jetën e përditshme. Asnjë pjesë e përmbajtjes nuk duhet të konsiderohet këshillë mjekësore, diagnozë ose shërim ose si  zëvendësim i së njëjtës. Web faqja nuk ofron këshilla për barna, brengën për pacientët ose për aspektet e tjera shëndetësore, diagnozën ose shërimin. Gjithnjë duhet të konsultohen me mjekun tuaj lidhur me diagnozën  dhe shërimit, duke përfshirë edhe nevojat tuaja të veçanta shëndetësore. Nëse përdoruesit kanë çfarëdo pyetjesh për shëndetin ose sëmundjen e vet propozojmë që të kërkojnë këshilla nga mjekët ose nga personat e tjerë të kualifikuar nga dega e mjekësisë. Nëse keni problem shëndetësor ose besoni se keni problem, ju lutemi që ta kontaktoni mjekun tuaj.
Krahas kësaj, web faqja përmban informacione të përgjithshme për sëmundjen. Këto informacione asnjëherë nuk duhet të interpretohen si përpjekje që të arrihen qëllimet reklamuese lidhur me produktet farmaceutike ose mjekësore. Informacionet e lartëtheksuara publikohen në Web faqen vetëm sa për informim dhe nuk paraqesin zëvendësim që të këshilloheni me mjekun ose faramcistin tuaj. Nën kurrfarë rrethanash nuk do të duhej të  përdorni informacione për diagnozë mjekësore të sëmundjes ose për ndonjë problem fizik, ose si recetë dhe dhënie e barnave. Do të duhej gjithmonë të kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj. Gjithashtu, web faqen nuk mund ta përdorni për dhënien e këshillave mjekësore ose këshillave të tjera profesionale.
 4.  Formulari për kontakt
Formulari për kontakt ju ofron rastin që të shtroni pyetje dhe të theksoni kërkesat të cilat mund t’i keni lidhur me Web faqen ose me përmbajtjen e saj. 
Nëse e përdorni formularin për kontakt,  pajtoheni se nuk do të bëni asnjë nga kjo që shkruan më poshtë:
• Nuk do të publikoni materialin i cili shkel të drejtat e palëve të treta, duke përfshirë të drejtat e pronësisë intelektuale, të drejtën për mbrojtjen e të dhënave për publikim; 
• Nuk do të publikoni materiale të cilat, sipas mendimit të Sanofit ose Grupit Sanofi, janë joligjore, shpifëse, kërcënuese, shqetësuese, ngarkuese, nënçmuese ose të pakëndshme ndaj personave të tjerë ose cilësdo organizate;             
• Nuk do të publikoni reklama ose oferta komerciale; 
• Nuk do të silleni si ndokush tjetër, sidomos si bashkëshorti, fëmija ose vëllai/motra juaj; 
• Nuk do të publikoni lajme të njëjta më shumë se një herë ose të publikoni lajme të padëshirueshme/spam.   
Sanofi e ruan të drejtën  (por nuk ka obligim) që të mënjanojë çdo komunikim i cili nuk është në pajtim me këto Kushte të përdorimit.                      
5. Produktet farmaceutike dhe efektet e padëshirueshme 
Kjo web faqe nuk është e destinuar për diskutim për efektet reale ose të mundshme dëmtuese të shërimit lidhur me përdorimin e barnave dhe të produkteve mjekësore të Grupit Sanofi ose të personave të tretë. Në këtë vështrim, komentet ose pyetjet të cilat dërgohen përmes formularit për kontakte nuk guxojnë të kenë të bëjnë me efektet e padëshirueshme të barnave të Grupit Sanofi ose të personave të tretë.
Nëse keni pyetje për produktin e Grupit Sanofi, vizitojeni www.sanofi.com dhe zgjedhni shtetin në të cilin jetoni, që të gjendeni web faqen relevante lokale  Sanofi dhe informacionet relevante për kontakt.
Kjo Web faqe nuk është e destinuar për njoftime për efektet negative lidhur me aplikimin e barnave. Nëse ju ose ndokush kë e njihni ka pasur efekte të padëshirueshme gjatë përdorimit të ndonjë produkti të përcaktuar ose të ndonjë bari tjetër Sanofi, ju lutemi t’i dërgoni email Sanofit duke e theksuar barin relevant dhe duke i identifikuar efektet e padëshirueshme. Hollësirat  për kontakte të kompanisë Suaj lokale Sanofit mund të gjenden në www.sanofi.com. Përveç kësaj, paraqitni efektet e padëshirueshme, përkatësisht efektet e padëshirueshme të barnave organit kompetent vendor të shëndetësisë në vendin tuaj.
6. Linket për web faqe tjera 
Nuk mund të paraqitet kurrfarë përgjegjësie e Grupit Sanofi dhe/ose Sanofit dhe/ose filialeve  të tij si rezultat i ndonjë web faqeje të tretë në të cilin mund të hyhet përmes Web faqes. Lidhja me Web faqen e ndonjë personi të tretë nuk është rekomandim ose leje. As Grupi Sanofi as Sanofi nuk kanë mundësi ta kontrollojnë përmbajtjen e web faqeve të tilla  të personave të tretë të cilët plotësisht janë të pavarur nga Grupi Sanofi dhe Sanofi. Grupi Sanofi dhe Sanofi nuk do të mbajnë përgjegjësi dhe nuk do të marrin kurrfarë përgjegjësie për çfarëdo dëmi ose shkelje  të obligimeve të çfarëdo lloji, të cilat paraqiten lidhur me përmbajtjen e web faqes së personave të tretë. Përveç kësaj, mundësia e kontaktimit midis web faqes dhe web faqes së personave të tretë nën kurrfarë kushtesh nuk domethënë se Sanofi ose Grupi Sanofi e ka lejuar përmbajtjen e kësaj Web faqeje, duke përfshirë sidomos përdorimin e mundshëm të web faqes relevante. Me përdorimin e web faqeve të personave të tretë e mbani mbi vete rrezikun dhe kjo u nënshtrohet kushteve komericale të përdorimit të web faqes së personave të tretë.
Përveç kësaj, përdoruesit mbajnë përgjegjësi për masat e domosdoshme të kujdesit që t’u shmangen infeksioneve të mundshme, veçanërisht përmes një ose më shumë viruseve të kompjuterëve, trojanëve ose „parazitëve“ të tjerë.
Web faqet e jashtme mund të përmbajnë lidhje me hiper linket në Web faqe. Linket  e tilla nuk duhet të krijohen pa lejen e marrë paraprake nga kompania Sanofi. Sidoqoftë, Sanofi dhe Grupi Sanofi në asnjë rast nuk do të mbajnë kurrfarë përgjegjësie për pamundësinë e përdorimit të këtyre web faqeve; Sanofi dhe Grupi Sanofi nuk bëjnë kurrfarë verifikimi, ato nuk i kontrollojnë as nuk i miratojnë këto web faqe, duke përfshirë përmbajtjen, shpalljet, produktet ose komponentet e tjera të cilat mund të merren përmes këtyre web faqeve.
7. Kufizimi i përgjegjësisë 
Sanofi dhe Grupi Sanofi i përdorin të gjitha përpjekjet e veta që të sigurojnë që informaconet që gjenden në Web faqe të jenë të sakta dhe të përditësuara. Sanofi dhe Grupi Sanofi e ruajnë të drejtën që në çfarëdo mënyrë ta ndryshojnë ose ta modifikojnë përmbajtjen në çfarëdo kohe dhe pa paralajmërim paraprak. Pa e marrë parasysh këtë, Sanofi dhe Grupi Sanofi nuk mund të garantojnë se informacionet që gjenden në web faqe janë të sakta, precize, aktuale ose të plota. 
Prandaj Sanofi dhe Grupi Sanofi nuk mbajnë kurrfarë përgjegjësie, me përjashtim të dëmit i cili krijohet si pasojë e pakujdesisë ose mosrepsektimit me qëllim: 
• Për çfarëdo josaktësie, gabimi ose lëshimi lidhur me informacionet që gjenden në web faqe; 
• Për secilin dëm i cili krijohet si pasojë e ndërthurjeve të rreme që krijohen me modifikimin e informacioneve ose elementeve që gjenden në Web faqe;                 
• Për çfarëdo dëmi të çfarëdo natyre ose me çfarëdo pasojash, madje edhe nëse Sanofi ose Grupi Sanofi janë paralajmëruar për mundësinë e dëmeve ose humbjeve të dëmshme, të cilat dalin nga (i) hyrja në Web faqe ose pamundësia të hyni në Web faqe, (ii) përdorimit të Web faqes, duke përfshirë çfarëdo dëmi ose virusi që mund të infektojnë kompjuterin ose pronën tuaj të çfarëdo personi tjetër, dhe/ose, (iii) mbështetja në çfarëdo informacioni i cili rrjeth drejtpërsëdretji ose tërthorazi nga Web faqja.                   
Komponentet e Web faqes janë dhënë në bazë „siç është“, pa garanci të drejtpërdrejta ose implicite të çfarëdo lloji. As Sanofi as Grupi Sanofi nuk janë japin kurrfarë garancie të drejtpërdrejtë ose implicite, duke përfshirë sidomos ato garanci që kanë të bëjnë me tregti dhe/ose përshtatshmëri për ndonjë qëllim të caktuar. Përdoruesit e pranojnë që informacionet të cilat gjenden në web faqe përdoren duke marrë rrezikun mbi vete. Për këtë arsye as Sanofi, as Grupi Sanofi, as filialet e tyre nuk do të mbajnë kurrfarë përgjegjësi për çfarëdo dëmi i cili, në tërësi ose pjesërisht, është rezultat i përdorimit të komponenteve të Web faqes.
8. Mundësia e përdorimit të Web faqes
Me këtë pajtoheni dhe konfirmoni (i) se teknikisht është e pamundur të sigurohet Web faqja pa kurrfarë mangësish, ashtu që as Sanofi as Grupi Sanofi këtë nuk mund ta bëjnë, (ii) që gabimet e tilla mund të sjellin deri te pamundësia e përdorimit të përkohshëm të Web faqes dhe (iii) që ndaj funksionimit të Web faqes mund të ndikojnë ngjarjet dhe/ose rrethanat jashtë kontrollit të Sanofit dhe Grupit Sanofi, siç janë për shembull: mjetet për bartjen dhe komunikimin midis Jush dhe Grupit Sanofi  (duke përfshirë Sanofi) dhe midis Grupit Sanofi (duke përfshirë Sanofi) dhe rrjetave të tjera. 
Sanofi, Grupi Sanofi dhe/ose furnizuesit e tyre munden në çdo kohë, përkohësisht ose përgjithmonë, ta parandalojnë hyrjen në Web faqe ose në pjesët e tij, që të bëjnë mirëmbajtjen teknike dhe/ose mbivendosjen ose ndryshimin në Web faqe. Sanofi dhe Grupi Sanofi nuk do të mbajnë përgjegjësi për çfarëdo ndryshimi, anulimi ose ndërprerjeje në funksionimin e Web faqes. 
9. Ligji i vlefshëm dhe kompetenca për zgjidhjen e kontesteve 
Web faqja dhe përmbajtja e saj u nënshtrohen ligjeve të Republikës së Serbisë dhe duhet të interpretohen në pajtim me këtë, kurse të gjitha kontestetet lidhur me Web faqen janë në kompetencë të gjykatave në Tiranë, Republika e Shqipërisë. 
10. Pronësia dhe web-hosting
10.1 Pronari i web faqes: Zyre Perfaqesimi SANOFI-AVENTIS GROUPE S.A, Tirane
Zyre Perfaqesimi SANOFI-AVENTIS GROUPE S.A Tirane Zyra Qendrore e Degës/Zyrës së Përfaqësimit në Shqipëri: TIRANE, Njesia bashkiake nr 5, Bulevardi Deshmoret e Kombit, Kullat Binjake, Kulla nr 1, Kati 6, Zyra A4. Tirane / Albania.  Sanofi është Zyrë perfaqësimi, me kapital aksionari prej 70.417.296,00 lekësh dhe i regjistruar në Qëndrën Kombëtare Të Bisnesit me numër Vendimi:38588, NIPT K71902020B.                   
10.2 Web-hosting:
Kompania: Microsoft Nederland B.V. 
Adresa: Evert van de Beek Street 354 
Kodi ZIP: 1118 
Qyteti: CZ Schiphol (Amsterdam) 
Shteti: Holanda 
Web-faqja: http://www.microsoft.com/nl-nl
Kompania Microsoft Nederland B.V. është pjesë e Korporatës Microsoft, 1. Microsoft Way, Redmond, Uashington 98052-, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

11. Shenjat mbrojtëse të personave të tretë 
Web-faqja mund të përmbajë informacione, teknologji, metoda, shenja mbrojtëse, logotipe dhe të ngjashme pronësi e personave të tretë ose mund të ketë të bëjë me një pronë të tillë.
12. Informacionet për fotografitë dhe video-materialet: gjenden në kërkesë
B. Politika e privatësisë
1. Të dhënat personale 
Shprehja „Të dhënat personale“ i nënkuptojnë informacionet të cilat ju identifikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të cilat mund të përdoren bashkë me të dhënat e tjera, me qëllim të identifikimit tuaj, e të cilat dërgohen në Web faqe dhe/ose janë të gjeneruara me Web faqen dhe të cilat mund të përpunohen në emër të Sanofit dhe/ose Grupit Sanofi në mënyrë të përshtatshme. Shembujt e të dhënave personale të cilat drejtpërsëdrejti ju identifikojnë mund të përfshijnë emrin, adresën, numrin e telefonit, emailin, adresën tuaj elektronike dhe informacionet e tjera  nga kontakti për formular. 
Sanofi dhe Grupi Sanofi nuk munden në çfarëdo mënyre të grumbullojnë të dhëna personale, përveç nëse të dhënat e tilla i keni dhënë vullnetarisht përmes formularit për kontakte.
Me dhënien e të dhënave personale përmes formlarit për kontakte ashtu siç është përshkruar në tekstin e mëparshëm, ju e jepni pëlqimin tuaj që Sanofi mund të grumbullojë, të ruajë dhe t’i përdorë për qëllime që t’u përgjigjet pyetjeve tuaja, sepse jua mundëson hyrjen në Web faqe ose në funksione të tjera të përkufizuara në Web faqe. Gjithashtu pajtoheni që Sanofi mundet, me të njëjtin qëllim, të vërë në disponim dhe t’ua përcjellë të dhënat e tilla anëtarëve të tjerë të Grupit Sanofi, duke përfshirë edhe transferimin jashtë Serbisë. Përveç kësaj, mundemi t’i përdorim për të hyrë në kontakt me ju përmes emailit, postës së rregullt, telefonit ose mjeteve të tjera që të ofrojmë informacionet e kërkuara.                          
Sanofi dhe Grupi Sanofi në çfarëdo mënyre nuk mund t’ua zbulojnë të dhënat tuaja personale personave të tretë përveç (i) personave në kontakt brenda grupit Sanofi, pa e marrë parasysh a gjenden në kufijtë e Serbisë ose në shtetet e tjera (ii) dhënësve të shërbimeve dhe operatorëve të cilët bashkëpunojnë me Grupin Sanofi në dhënien e shërbimeve juve (psh., kompanisë për përpunimin e të dhënave dhe shërbimeve postare). Personat në kontakt, furnizuesit ose provajderët e shërbimeve ose personat e tjerë të tretë të cilëve u është lejuar qasja ose të cilëve u ofrohen të dhënat personale, kanë për detyrë që të dhënat tuaja personale t’i trajtojnë si të besueshme.              
Nëse i keni dhënë të dhënat tuaja personale sipas mënyrës së lartëtheksuar, por nuk pajtoheni me përdorimin e tyre të mëtejmë ose me publikimin sipas mënyrës së lartëpërshkruar, ju lutemi njoftojeni Sanofin, duke i dërguar mesazh me email në adresën info.albania@sanofi.com.  
Në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave për personalitetin në Republikën e Serbisë, keni të drejtë të kërkoni që në çdo moment kompania Sanofi, e cila vepron si kontrollues i të dhënave lidhur me të dhënat tuaja të përpunuara, duhet t’ju njoftojë për përpunimin e të dhënave tuaja personale, duke përfshirë të drejtën e qasjes në të dhënat tuaja personale të cilat përpunohen, si edhe të drejtën, dhe tërë këtë në pajtim me kushtet e përcaktuara në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave për personalitetin, që të kërkoni kopjen e të dhënave tuaja të përpunuara, korrigjimin e tyre, plotësimin, përditësimin ose shlyerjen, si edhe ndërprerjen ose ndaljen e përkohshme të përpunimit të tyre. Në çdo moment, keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale, me të cilin rast Sanofi ka të drejtë në këtë rast, në kompensimin e shpenzimeve të arsyeshme dhe dëmit të pësuar si rezultat i tërheqjes. Pas tërheqjes së pëlqimit, përpunimi i mëtejmë i të dhënave tuaja personale është i lejuar vetëm nëse ekziston baza ligjore për këtë. Secili përpunim i të dhënave personale në kundërshtim me ligjin jep të drejtë për mbrojtjen në pajtim me ligjin relevant. Për realizimin e të drejtave të lartëtheksuara thjesht dërgojeni kërkesën në: info.albania@sanofi.com
2. Të dhënat të cilat nuk janë të natyrës personale
„Të dhënat të cilat nuk janë të natyrës personale“ janë informacionet të cilat nuk kanë të bëjnë me të dhënat personale dhe të cilat nuk janë të lidhura me të dhëna personale. Të dhënat të cilat nuk janë të natyrës personale nuk trajtohen si të besueshme dhe mundemi, gjë që në masën më të madhe është e lejuar me ligjin e Republikës së Serbisë, t’i përdorim ato të dhëna për cilindo qëllim dhe në çfarëdo mënyre pa kurrfarë obligimi ndaj jush lidhur me publikimin ose shfrytëzimin e tyre.                   
Sanofi ose Grupi Sanofi ose furnizuesit dhe provajderët e shërbimeve mund të pranojnë dhe të shënojnë në serverin tonë File të dhënat nga kërkuesi juaj, që nuk kanë të bëjnë me të dhënat personale, duke përfshirë edhe adresën tuaj IP (nëse në ndonjë moment nuk konsiderohet e dhënë personale), datën dhe koha e vizitës suaj dhe emrin e web faqes të cilën e vizitoni. Sanofi dhe Grupi Sanofi mund t’i përdorin këto informacione për të përmirësuar cilësinë e web faqes. Këto të dhëna mund të përdoren vetëm në formë agregate.                            
3. Informacionet e tjera të dhëna Sanofit dhe grupit Sanofi  
Kjo web faqe nuk është e destinuar pë informacionet tuaja të besueshme. Si rezultat dhe me përjashtim të dhënave personale të theksuara në tekstin e mësipërm, të dhënat të cilat i ofroni përmes Web faqes (kaptina „Kontakti“) Sanofi-t ose Grupit Sanofi, pa vërejtje ose informacione të tjera – në çdo rast nuk do të trajtohen si të besueshme. Pra, me dhënien e informacioneve Grupi Sanofi dhe/ose personave në kontakt, jeni dakord me përdorimin, riprodhimin, publikimin dhe modifikimin e informacioneve, pa kurrfarë kufizimi në pikëpamje të territorit, kohës ose nëndarjes.             
C. Kukët
1. Kukët
Kukët janë fajle të vogla tekstuale të cilat menjëherë ruhen në kompjuterin tuaj nga kërkuesi juaj kur e viziton Web faqen. Vetëm kërkuesi juaj mund të marrë ose të lexojë përmbajtjen e kukëve unikë të cilët janë të magazionuar në harduerin tuaj. Kukët përmbajnë disa informacione anonime, siç janë indentifikuesi unik dhe emri i web faqes, si edhe disa numra dhe shifra. Ata ia lejojnë Web faqes që t’i ruajë informacionet siç janë preferencat tuaja të përdorimit, (për shembull, gjuha, zgjedhja e shtetit). Sanofi dhe Grupi i përdorin vetëm kukët rreptësisht të domosdoshëm të cilët janë me rëndësi thelbësore për përdorimin e kësaj Web faqeje, kurse përdorimi i tyre e përmirëson prezantimin e Web faqes në tërësi.                            
EMËRTIMI I KUKËVE I VENDOSUR NGA ANA QËLLIMI I KUKIT KUKËT SKADOJNË
_ga Google Këta kukë përdoren për përcjelljen e analitikës Google 
WhiteLBLCookie Accenture Ky kukë ka të bëjë me banerin për kukë
1 vjet
SC_ANALYTICS_GLOBAL_COOKIE Sitecore Këta kukë përdoren për përcjelljen e analitikës Google 10 vjet
_gat_UA-59565865-37 Google Këta kukë përdoren për përcjelljen e analitikës Google 
Resolution Sitecore Ky kukë e shënon rezolucionin e ekranit në të cilin vizitohet web faqja  Sesioni
ASP.NET_SessionId Microsoft Këta kukë përdoren për përcjelljen e analitikës Google Sesioni
2. Web analiza dhe shërbimet e personave të tretë 
Sanofi dhe Grupi Sanofi duan të marrin informacione për faktin se si vizituesit e përdorin Web faqen, për shembull numrin e vizituesve në ditë, sjelljen gjatë përdorimit. Me këtë qëllim, Sanofi dhe Grupi Sanofi, nëse është e mundur, e përdorin teknologjinë e përcjelljes (shërbimet e analitikës Web), i marrin edhe, nëse është e mundur, shënojnë informacione të cilat nuk janë të natyrës personale në File të veta të serverëve. Përveç kësaj, këto shërbime të Analitikës Web vendosen si kukë. Këta kukë munden, ndër të tjera, të shënojnë web faqet të cilat i vizitoni dhe elementet të cilat i shfrytëzoni. Sanofi dhe Grupi Sanofi i përdorin këto të dhëna që Web faqen ta bëjnë më të qartë dhe më efikase. 
Web faqja i përdor këta kukë të Analitikës Web  
- Analitika Google: Web faqja i vendos kukët Google si pjesë të shërbimit të „analitikës“. Sanofi dhe Grupi Sanofi e përdorin këtë shërim që të përcjellin se si vizituesit e përdorin Web faqen dhe ta marrin raportin lidhur me këtë. Informacionet e marra me përdorimin e këtyre kukëve, duke përfshirë edhe adresën IP të kompjuterit tuaj, barten në Google, kurse Google i ruan edhe më tutje në serverët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse kjo është e mundur, Google ua zbulon këto informacione personave të tretë, kur Google ka për detyrë që këtë ta bëjë në pajtim me ligjin ose në masën në të cilën personat e tretë i përpunojnë këto informacione në emër të Google. Grupi Sanofi nuk ka ndikim ndaj saj. I njëjti proces bëhet edhe kur web faqja i përdor mapat e Google.
- 3. Rregullimi i kukëve 
Mund të refuzoni përdorimin e kukëve duke e ndryshuar përshtatjen e kërkuesit tuaj ashtu që t’i fshijë kukët të cilët tashmë janë vendosur dhe që të mos marrë kukë të rinj. Më shumë informacione kërkoni në faqen për ndihmë në kërkuesin tuaj.
Kini parasysh që nëse i fshini kukët ose nëse nuk i pranoni, me siguri nuk do të mund të përdorni të gjitha elementet e Web faqes, nuk do të mundeni t’i ruani preferencat tuaja të përdorimit, kurse disa nga faqet tona nuk do të tregohen në mënyrë të rregullt.
Përveç kësaj, mund të refuzoni të përdorni kukët e personave të tretë ashtu që do të përcillni udhëzimet të cilat secili person i tretë i jep në rregullat e veta për kukë.