Përkufizimet
Me krizë epileptike nënkuptohet manifestimi klinik i aktivitetit të parregullt elektrik të trurit. Krizat epileptike, në krahasim me intervalin kohor midis krizave dhe sëmundjes eventuale paraprake ose nxitëse, ndahen në kriza:
Simptomatike akute ose të shkaktuara, kur krijohen në raportin e ngushtë kohor me gjendjet strukturale ose gjendjet toksike-metabolike patologjike të trurit;
Simptomatike qëmoti ose të pashkaktuara, kur manifestohen në mungesë të faktorëve përshpejtues ose duke pasur dëmtim të mëhershëm të sistemit qendror nervor (SQN).
Sipas përkufizimit klasik, epilepsia është paraqitje e dy ose më shumë krizave të pashkaktuara epileptike të ndara me interval të ndarë kohor prej jo më pak se 24 orësh (1-3). Me qëllim të drejtimit klinik dhe terapeutik, prandaj, më shumë kriza të krijuara gjatë 24 orëve janë të barabarta me një krizë të vetme. Përkundër kësaj, konsiderohet se personat të cilët kanë pasur dy ose më shumë kriza të pashkaktuara epileptike në një distancë kohore prej jo më pak se 24 orësh gjenden nën rrezik të madh që këto do t’i kenë edhe në të ardhmen.
Para pak kohe është propozuar përkufizimi praktik i epilepsisë i cili i përfshin pacientët me një krizë të vetme të pashkaktuar epileptike dhe me rrezik të shtuar nga recidivi i epizodave të krizave në bazë të të dhënave klinike dhe instrumentale (2).
Trajtimi i gjendjes akute të pacientit me krizën e parë epileptike
Krizat epileptike, sidomos epizoda e parë, janë shkak i shpeshtë i shkuarjes në qendrën urgjente për shkak të sëmundjeve neurologjike. Prandaj neurologu kujdestar është ai i cili shpesh duhet të marrë vendime lidhur me rrjedhën e sëmundjes së pacientit me epizodë e cila ngjan në krizën e parë epileptike. Qëllimi kryesor i vlerësimit në gjendjen akute të pacientit është përcaktimi i asaj a është epizoda e krizës pasojë e procesit sistematik mundësisht i shëruar ose e disfunksionit të brendshëm SQN dhe, në këtë rast, përcaktimi i natyrës së saj.
Diagnozat kryesore diferenciale të pacientit me krizën e mundshme epileptike, me mbizotërim të ndryshueshëm varësisht nga mosha dhe sëmundjet e njëkohshme, janë:
sinkopa
sulmi iskemik i trurit
pseudo-kriza ose kriza psikogjene
kemikrania me aurë
sulmi i panikut
anamneza kalimtare e përgjithshme
Pra, të shohim, cilat janë ato aspekte fondamentale të cilat duhet të vlerësohen në qendrën urgjente në rastin e pacientit i cili vjen këtu për herë të parë me epizodën e cila ngjan në krizë epileptike.
Për marrjen e anamnezës së pacientit me krizë të mundshme epileptike, nëse kjo ka ndodhur bashkë me humbjen e vetëdijes, me rëndësi thelbësore është prania e dëshmitarit të drejtpërdrejtë të ngjarjes i cili mund të ofrojë përshkrim të hollësishëm në kuptimin e manifestimeve klinike dhe aspekteve kohore. Përveç nëse pacienti nuk e fiton krizën epileptike në ambulancë, dyshohet për diagnozën e caktuar, në fakt, në shumicën e rasteve bazohet në përshkrimin e ngjarjes. Prandaj marrja e saktë e anamnezës me pyetjet e duhura është hap i parë për caktimin e diagnozës së saktë.
Me qëllim të diagnozës diferenciale këshillohet të hulumtohen:
simptomatologjitë e ngjarjes (prodromet eventuale, sjellja gjatë krizës dhe gjendjes së post krizës)
gjendjet në momentin e krizës (qëndrimi zgjuar/gjumi)
shenjat ekzistuese dhe simptomat (ethet, infektimet, dehidratimi, lëndimet, migrena)
gjendjet mundësisht stimuluese (mbetja pa gjumë, stimuluesit e dritës, emocionet e fuqishme, keqpërdorimi ose ndërprerja e përdorimit të substancave psikoaktive)
Anamnezat e hershme farmakologjike dhe patologjike
Prirjet familjare
Marrja e të dhënave anamnestike
Kontrolli objektiv neurologjik (KON)
KON i saktë mund të ndihmojë në orientimin në prani eventuale të lezionit të SNQ. Përveç kësaj është e dobishme të kërkohen shenjat e kafshimit të gjuhës me rastin e kontrollit të pacientit.
Analizat biokimike të gjakut
Sidomos pasqyra e gjakut, glikemia, funksioni renal, elektrolitët, CPK, analizat eventuale toksikologjike
Elektroencefalogrami (EEG)
EEG, sidomos në rastet e diagnozës së pasigurt, do të duhej të bëhet, nëse kjo është e mundur, brenda afatit prej 24 orësh nga kriza, që të shtohet mundësia e dallimit të anomalive epileptiforme. Në gjendjen akute, EEG ndihmon te diagnozat diferenciale midis dukurisë së krizës (kriza epileptike, paraliza e post-krizës, statusi epileptik), i sulmit akut iskemik të trurit dhe krizave psikogjene.
Neuroimixhingu
Me rastin e krizës së parë epileptike menjëherë rekomandohet që të bëhet neuroimixhingu (në qendrën për urgjencë të trurit TK/tomografija e kompjuterizuar/, ose RM në raste të zgjedhura), që të detektohet prania e lëndimit të SNQ që do të mund të ishte shkak i prapavijës së ngjarjes së krizës, dhe me qëllim të diagnozës diferenciale.
Punksioni lumbal
Analiza e likuorit në qendrën për urgjencë rekomandohet vetëm në rastet në të cilat ekziston supozimi i infektimit të SNQ, pra bashkë me praninë e rritjes së temperaturës dhe shenjave ose simptomave të ngacmimit të perikarpit të trurit.
Terapia
Ngjarja individuale e krizës përgjithësisht zhduket në mënyrë spontane, brenda afatit prej dy minutash, dhe nuk nevojitet terapia te gjendjet akute. Në rast të kohëzgjatjes mbi 5-10 min konfigurohet gjendja e statusit epileptik, trajtim që nuk hyn në këtë punim.
Për pacientin i cili paraqitet me krizën e parë epileptike, zgjedhja e asaj se a ta zgjedhë shërimin parandalues ose jo, mund të jetë delikate. Kriza e parë epileptike, në fakt, nuk kërkon fillimin e obliguar të terapisë specifike. Vendimi duhet të jetë i personalizuar dhe duhet të marrë parasysh barazpeshimin midis rrezikut dhe dobisë në vështrim të përsëritjes së krizave. Është dëshmuar se shërimi i hershëm i krizës së parë epileptike, sidomos me valproat dhe me karbamazepin, dukshëm e zvogëlon recidivin e krizave, por nuk e ndryshon shkallën afatgjatë të remisionit. Pas dy vjetësh, duket që dobia e cila del nga kontrolli i krizave barazohet me gjendjen e kënaqshme të shkaktuar me efekte të padëshirueshme dhe prandaj nuk ka efekt pozitiv në shkallën e cilësisë së jetës (4-7).
Për pacientin me rrezik të shtuar nga përsëritja e krizës mundet në çdo rast të jetë e indikuar marrja e shërimit të epilepsisë. Rreziku nga përsëritja jashtëzakonisht ndryshon nga pacienti në pacient, por konsiderohet i shtuar te pacienti me ndryshime elektroencefalograme dhe/ose strukturale, me shenja fokale neuorologjike, edhe te ata të cilët kanë pasur kriza në gjumë (7). Situatat e veçanta mund të sjellin deri te heqja dorë nga shërimi (për shembull, gjatë shtatzënësisë) ose deri te fillimi i tij (për shembull, kryerja e aktiviteteve potencialisht të rrezikshme, frika e shprehur e pacientit nga përjetimi i ngjarjeve të reja të krizës).
Edhe zgjedhja e ilaçit personalizohet, duke i marrë parasysh llojet e krizës (parciale ose e përgjithësuar), moshës dhe gjinisë së pacientit, terapive të njëkohshme farmakologjike, si edhe sëmundjeve eventuale tashmë ekzistuese. Përgjithësisht, duhet të fillohet trajtimi terapeutik me një ilaç të vetëm (monoterapia).
Edhe pse nuk ekzistojnë barna të cilat konsiderohen absolutisht superiore në krahasim me të tjerat në kuptimin e efikasitetit dhe të përballueshmërisë, në vitin 2007 autorët studimet më voluminoze të shërimit fillestar të krizave epileptike (SANAD trial, 8) kanë konstatuar që valproati do të duhej të konsiderohet zgjedhje e parë te pacientët me kriza të përgjithësuara, kurse lamotrigini do të duhej të zgjedhet te pacientët me kriza parciale.
Në fund, duhet të saktësohet që suksesi i terapisë eventuale kundër epilepsisë varet kryesisht nga edukimi i pacientit dhe i anëtarëve të tij në momentin e propozimit të shërimit. Prandaj neurologu duhet në mënyrë adekuate ta informojë pacientin lidhur me shkaqet për zgjedhjen e terapisë së dhënë, me rrezikun nga përsëritja e krizës dhe me rëndësinë e përmbajtjes së rreptë, si edhe t’i propozojë pacientit që t’i shmanget ushtrimit të aktiviteteve të cilat e sjellin atë dhe të tjerët në rrezik.