Kur mendohet në patologji që kanë të bëjnë me plakjen, epilepsia nuk na bie shpesh ndër mend. Në fakt, edhe pse bëhet fjalë me çrregullimin i cili mund të shfaqet në të gjitha moshat e jetës, ajo e paraqet zakonisht patologjinë e tretë neurologjike pas moshës 60 vjeçe të jetës. Shkalla e paraqitjes së epilepsisë në moshë të thyer tani është në rritje dhe vlerësohet se deri në vitin 2020 50% e rasteve të reja të epilepsisë do të zbulohen pikërisht në mesin e popullsisë së moshuar.
Për dallim nga epilepsia fillestare në fëmijëri ose në moshë të re, e cila zakonisht mund t’u atribuohet faktorëve gjenetikë, te personat e moshuar ajo gati gjithnjë është e shkaktuar me patologji të tjera, para se gjithashë me infarkt truri. Diagnostifikimi dhe shërimi i epilepsisë, edhe pse e përcjellin të njëjtat parime, shpesh paraqesin pengesa të mëdha te kjo pjesë e popullsisë. Nga ana tjetër, manifestimet e simptomeve mund të jenë mashtruese dhe mund të sjellin deri te caktimi i vonshëm i diagnozës. Nga ana tjetër, me rastin e zgjedhjes së shërimit duhet të merret parasysh prekshmëria e shtuar e efekteve të padëshirueshme te subjektet në moshë të thyer, si edhe ndërveprimet e mundshme me sëmundjet e njëkohshme dhe terapitë për të njëjtat. Në fund, pasojat mund të jenë më shumë mungesa e aftësisë me reperkusione për pavarësi personale dhe cilësi të jetës, që krahas kësaj shkaktojnë shpenzime më të mëdha personale dhe sociale.
Si të vërehet sulmi epileptik
Marrë në përgjithësi, tipi i krizës konvulzive varet nga vendi i ndryshimit të aktivitetit elektrik në tru dhe nga madhësia e zonës së përfshirë. Kur e përfshin tërë trurin, krizat përkufizohen si kriza të tipit të përgjithësuar dhe zakonisht shfaqen me konvulzione tonike-klonike, me rënie të papritura në tokë, me „tkurrje të ndërprera të muskujve“ (mioklonus) dhe me humbjen momentale të vetëdijes (mosqenia e paranishme). Kur megjithatë zona e përfshirë është më shumë e kufizuar, vjen deri te kriza e tipit parcial, që, përsëri, mund të jenë të thjeshta dhe të ndërlikuara. Krizat parciale janë të shpeshta te subjektet më të moshuara, te të cilat shfaqen me simptoma të ndryshueshme, që mund të jenë shumë të rënda që të dallohen.
Simptomat kryesore të krizave të thjeshta parciale:
•ndjenja ,,zhame vi’’ (jamais vu) (personat e njohur, objektet, ambienti përnjëherë duket i panjohur)
tremori i një ane të trupit
•ndjenja ,,dezha vi’’ (déjà vu) (personat e panjohur, objektet, ambienti tashmë duken të njohur)
•ndjenja ,,e ndarjes/veçimit" ose që personi gjendet jashtë trupit të vet
•ndryshimet e papritura të disponimit
shpërthimet e zemërimit ose frikës pa ndonjë arsye.
Simptomat kryesore të krizave parciale të ndërlikuara:
të llapurit me buzë
të gëlltiturit
grumbullimi i rrobave
të bredhurit
të mospërgjigjurit
përsëritja e fjalive
bërja e lëvizjeve të ngathëta dhe/ose në dukje të pakuptimta
humbja e ndjenjës për kohë
të zhveshurit
mungesa e ndjenjës për rrezik ose dhembje.
Çfarë janë shkaqet
Te 50% e rasteve të epilepsisë fillestare pas moshë 60-vjeçe mund të identifikohet shkaku i parapavijës. Te kjo popullatë, epilepsia shpesh manifestohet si pasojë e ndryshimeve të tipit fizik që mund të ndodhen para se gjithashë në nivelin e trurit ose tërthorazi të lidhen me dëmtimin e aktiviteteve të sistemit nervor qendror.
Shkaqet kryesore të epilepsisë së fituar te personat e moshuar:
patologjia cerebrovaskulare, sidomos sulmi në tru
çrregullimet parësore neurodegjenerative të lidhura me rënien e funksioneve kognitive (psh., Sëmundja e Alzhaimerit dhe format e tjera të demencës)
sëmundjet kardiovaskulare dhe shtypja e lartë e gjakut
lëndimi i kafkës (psh., nga rënia)
•neoplazitë e trurit
infektimet e trurit
alkoolizmi kronik
•ndërlikimet e patologjive të veshkëve, sëmundja e mëlçisë dhe diabetit.
Shërimi
Udhëzuesi për shërimin e epilepsisë te personat e moshuar në bazë të asaj që aplikohet te segmentet e tjera të popullsisë, mirëpo, dallohen faktorët të cilët e ndërlikojnë përgjigjen ndaj terapisë, përballueshmërinë e saj dhe të përmbajturit e të njëjtës.
Para se gjithash, me rëndësi thelbësore është të shqyrtohet shkaku i prapavijës së paraqitjes së epilepsisë dhe të garantohet shërimi adekuat i çrregullimit bazë.
Përveç kësaj, duhet pasur parasysh disa shqyrtime të tipit farmakokinetik dhe farmakodinamik.
Përgjithësisht, metabolizmi i barnave ndyshon varësisht nga grup-mosha, kurse te personat më të moshuar zvogëlimi i funksionit hepatik dhe renal dhe i proteinave të cilat qarkullojnë në serum, pra edhe në mungesë të patologjive specifike të organeve, si edhe rritja relative e masës yndyrore në krahasim me masën joyndyrore mund të ndikojnë në biodisonibilitetin e ilaçit, shpesh duke sjellë deri te përqendrimet e shtuara në plazmë. Përveç kësaj, subjektet më të vjetra shpesh tregojnë sëmundje të tjera të njëkohshme që mund të përkeqësohen me terapi kundër epilepsisë, siç janë psh., osteoporoza dhe depresioni. Në fund, barnat kundër epilepsisë mund të reagojnë ndaj terapive të tjera të cilat zakonisht i marrin personat e moshuar, siç janë psh., barnat e shumta kundër aritmisë dhe kundër shtypjes së lartë të gjakut, niveli i të cilit në plazmë mund të shtohet me barna kundër epilepsisë.
Pikërisht për këto shkaqe popullata e subjekteve më të moshuar është nën rrezik më të madh nga zhvillimi i efekteve të padëshirueshme të terapisë kundër epilepsisë, e cila, megjithatë, shpesh lihen anash dhe vështirë dallohen.
Efektet kryesore të padëshiruara:
Çrregullimet e lëvizjes (psh., të ecurit e vështirësuar)
tremori
të menduarit e ngadalshëm
dobësimi i të mbajturit mend
•ndryshimi i disponimit
stondiraniteti.
Shkurtimisht, shërimi i epilepsisë te subjektet e moshuara duhet të zbatohet duke i marë parasysh ndërveprimet e mundshme me barnat e tjera, efektet ndaj patologjive të tjera të njëkohshme, dhe të fillohet me sasi të vogla të cilat duhet mjaft ngadalë të shtohen, duke e bërë vazhdimisht përcjeljen e efekteve të mundshme të padëshiruara.
Infarkti i trurit dhe epilepsia
Te personat e moshuar, infarkti në tru është shkak kryesor i epilepsisë. Sipas vlerësimeve të meparshme, në fakt nga 30% deri 50% e rasteve të epilepsisë të cilat paraqiten pas moshës 60 vjeçe mund t’i atribuohen sulmit në tru. Pacientët me epilepsi pas sulmit në tru i tregojnë krahas kësaj disa karakteristika specifike në pikëpamje të pamjes së epilepsisë së etiologjisë së dytë, që kërkojnë vëmendje të veçantë.
Rreziku afatgjatë kumulativ nga zhvillimi i epilepsisë pas epizodës cerebrovaskulare arrin 15% dhe, edhe pse ende gjithnjë nuk janë sqaruar plotësisht, faktorët më relevantë të parashikimit e përfshijnë:
shkallën e sulmit në tru
simptomat kortike
sulmi hemoragjik në tru
sulmi iskemik në tru me lokalizim në korteksin e përparmë
mosha deri 65 vjeç jetë
Paraqitjen e krizave konvulzive shumë shpejt pas epizodës ose si simptoma të vetë sulmit në tru.
Të dhënat e deritashme të cilat kanë të bëjnë me strategjitë e parandalimit të epilepsisë pas epizodës cerebrovaskulare ende gjithnjë janë mjaft të varfëra. Zakonisht nuk rekomandohet të fillohet tertapia profilaktike me barna kundër epilepsisë, meqenëse këto barna, duke e ndryshuar aktivitetin neuron, mund të pengojnë rezultatin e riaftësimit, duke e kufizuar aftësinë e shërimit. Disa studime epidemiologjike megjithatë kanë treguar për rolin e mundur të diuretikëve dhe statinëve, të cilët janë të lidhur me zvogëlimin e dukshëm të rrezikut nga zhvillimi i konvulzioneve.
Kur vjen deri te krizat e përsëritura në grup menjëherë pas sulmit në tru, ose kur ato paraqiten më shumë se dy javë pas episodes, duhet të fillohet me terapinë specifike kundër epilepsisë. Zgjedhja e barit të cilin e bën neurologu bazohet në udhëzimet e përgjithshme për shërimin e epilepsisë, duke pasur kujdes për faktorët specifikë të prekshmërisë së kësaj pjese të popullsisë dhe ndjeshmërisë më të madhe ndaj efekteve të padëshirueshme. Disa studime të zbatuara deri më tani ndaj pacientëve me epilepsi pas sulmit në tru sygjerojnë që disa barna, në mesin e të cilave janë lamotrigini, levetiracetami dhe gabapentini, e mundësojnë arritjen e kontrollit adekuat të krizës në pikëpamje të përballueshmërisë më të mirë te kjo pjesë e popullatës.
Në fund, disa studime epidemiologjike kanë sugjeruar që lidhja midis sulmit në tru dhe epilepsisë mund të jetë e tipit dykahësh, duke e vërejtur shtimin e rrezikut nga zhvillimi i sulmit në tru te subjektet me epilepsi që është paraqitur pas moshës 60 vjeçe të jetës.
Këshilat për siguri
Duke folur në përgjithësi, personi i moshuar i cili vuan nga epilepsia, në mungesë të patologjive të tjera të cilat e paaftësojnë fizikisht dhe/pse rënia e funksioneve kognitive, mund ta ruajnë të qenët i pavarur dhe jovartësinë. Mirëpo, duhet pasur parasysh, para se gjithashë për ata që jetojnë vetëm, rreziqet e lidhura me krizat konvulsive dhe të ndërmerren masat e kujdesit për zvogëlimin e tyre, ndër të tjera:
të mos pihet duhani (përveç përkeqësimit të parashikimit, pirja e duhanit e shton rrezikun nga zjarri nëse vjen deri te kriza konvulzive derisa pi duhan i sëmuri).
të përdoren furrat me mikrovalë ose tenxheret elektrike për zierje
të shërbehet ushqimi drejtpërsëdrejti në pjatë që të shmanet bartja e tenxhereve të nxehta
të mos përdoren thikat elektrike
të rregullohet temperatura maksimale e ujit që të shmangen rreziqet nga djegiet
të mbahen aparatet elektrike larg nga çezma
të mos përdoret hekuri
të orientoheni që të bëni dush në vend që të laheni dhe të rregulloni bazën kundër rrëshqitjes në dysheme
Në çdo rast të mbani nivelin e ulët të ujit në vaskë
Të përdorni dorëza gome kur lahen ose zhvendohen enët dhe objektet që mund të thyhen
T’u shmangeni aparateve për ngrohje me sipërfaqe të nxehta.