A bëhet fjalë vetëm për ndryshimet e menjëhershme të disponimit?
Puberteti dhe adoleshenca janë faza të transformimit të thellë në nivel fizik, psikik dhe emotiv dhe shumë shpesh është edhe ,,normale” që te fëmijët të vërehen kërcime të menjëhershme të disponimit dhe ndryshime të papritura në sjellje. Mirëpo, kur këto ndyshime janë ekstreme, i pengojnë aktivitetet në shkollë dhe kohën e lirë dhe duket se janë shumë më të shpeshta dhe më intensive në krahasim me mesataren te moshatarët, për këtë arsye është i domosdoshëm të bëhet vlerësimi specialist psikiatrik dhe/ose psikologjik, sepse këto do të mund të jenë simptoma të çrregullimit bipolar.
Çrregullimi bipolar është sëmundje psikiatrike, të cilën e karakterizon përsëritja e periudhës së depresionit dhe indiferencës/mospërfiljes (episodet depresive) dhe periudha e euforisë dhe hiperaktivitetit (episodet maniakale). Zakonisht simptomat paraqiten midis moshës 15 dhe 30 vjeçe, por çrregullimi në masë më të konsiderueshme shfaqet edhe më herët dhe vlerësohet se me të është e prekur 2% e popullsisë në moshë të re.
A ekzistojnë shkaqet dhe faktorët e rrezikut?
Çrregullimi bipolar mund të zhvillohet te secili dhe deri më tani nuk ka qenë e mundur të përkufizohen shkaqet specifike, por janë identifikuar faktorët e ndryshëm potencialisht të lidhur. Në mesin e tyre gjenetika luan rol themelor: në fakt janë vërejtur lidhjet e ndryshme midis sëmundjes dhe mutacionit të disa gjeneve (edhe pse asnjëra prej tyre nuk është vetvetiu e mjaftueshme që ta shkaktojë çrregullimin!) dhe rrezikun nga zhvillimi i sëmundjes është shumë më i madh te ata të cilët kanë prirje familjare. Përveç kësaj, te personat me çrregullim bipolar janë vërejtur ndryshime suptile funksionale dhe strukturale në nivel të sistemit qendror nervor të cilat me siguri i kontribuojnë krijimit të sëmundjes. Në fund, janë vërejtur disa faktorë të cilët mund ta shtojnë rrezikun nga sëmundja ose të ndikojnë si nxitës për shfaqjen e episodes së parë.
Faktorët e rrezikut
Farefisi në linjën e parë me çrregullim bipolar
Keqpërdorimi i alkoolit dhe/ose substancave psikoaktive
Periudhat e stresit intensiv
Ndryshimet e konsiderueshme të kushteve jetësore ose ngjarjet traumatike.
A ekzistojnë sëmundje të tjera të cilat mund të paraqiten bashkë me çrregullimin bipolar?
Adoleshenti me çrregullim bipolar njëkohësisht mund të ketë probleme të tjera shëndetësore, të cilat duhet t’i dallojë dhe t’i shërojë sepse do të mund ta përkeqësonin parashikimin e vetë çrregullimit.
Patologjitë të cilat zakonisht lidhen me çrregullim bipolar te adoleshentët
Keqpërdorimi i alkoolit dhe/ose substancave psikoaktive
Çrregullimi i mungesës së vëmendjes dhe hiperaktiviteti
Çrregullimi anksioz, sidomos çrregullimi i frikës nga ndarja
Disfunksioni i gjëndrës tiroide.
Çfarë janë manifestimet?
Çrregullimi bipolar mund të shfaqet me episode ,,depresive”, ,,maniakale” (euforike) dhe ,,të përziera” (te të cilët janë të pranishme simptomat maniakale dhe depresive) të cilat përgjithësisht zgjasin jo më pak se një javë. Te adoleshentët sidomos mund të vërehen ndryshime të papritura të disponimit, rutinës së gjumit dhe nivelit të energjisë dhe aktivitetit, krahas sjelljes së pazakonshme dhe mënyrës së të menduarit, të cilat shmangen në mënyrë demonstrative nga shprehitë e mëparshme të individit dhe largohen edhe nga sjellja e cila zakonisht aplikohet te moshatarët.
Simptomat tipike për faza euforike
personi ndjen lumturi të madhe
,,budallalloset” në mënyrë të pazakonshme për atë person dhe në krahasim me grupin e moshatarëve
pezmatohet lehtë
nuk arrin të fle, nuk e ndjen lodhjen
nuk arrin ta ruajë përqendrimin, për shembull të përcjellë filmin ose të lexojë
flet për tema seksuale më shpesh se sa zakonisht
bën gjëra të rrezikshme.
Simptomat tipike për faza depresioni
personi ndjen hidhërim të madh
shpesh edhe në mënyrë intensive ankohet se ndjen dhembje, për shembull dhembje koke ose dhembje barku
fle pak ose tepër shumë
e ndjen fajin ose të qenët kot
ha ose shumë pak ose tepër ushqim
ndjen mungesë të energjisë dhe nuk tregon interesim për aktivitete zbavitëse
mendon për vdekjen ose madje edhe për vetëvrasje.
Me rëndësi është të mbahet mend se diagnoza e çrregullimit bipolar te adoleshentët mund të caktohet vetëm pas vlerësimit specialist dhe përcjelljes me sukses gjatë një kohë. Përveç kësaj, me rëndësi thelbësore është bashkëpunimi i prindërit ose kujdestarit, të cilët luajnë rol aktiv në rrjedhën e diagnostifikimit të terapisë.
Si shërohet?
Për momentin nuk ekziston „ilaç“ i cili sjell deri te shërimi i plotë, por në disponim ekzistojnë mundësi të ndryshme të shërimit, të tipit farmakologjik dhe jofarmakologjik, të cilat e mundësojnë qetësimin e simptomeve dhe e parandalojnë përsëritjen e epizodave, duke ua mundësuar personave me çrregullim që të kenë plotësisht jetë normale dhe të ,,ndjehen mirë’’.
Orientimet për shërimin e çrregullimit bipolar te adoleshentët nuk dallohen shumë nga ato të theksuara për të rritur, por ekzistojnë disa masa të veçanta. Para se gjithash, përveç anëtarëve të familjes, me rëndësi është që edhe adoleshenti të jetë i kyçur në mënyrë aktive, por komunikimi dhe kumtimi i zgjedhjes së shërimit nga ana e mjekut duhet të jetë në pajtim me nivelin e zhvillimit konjitiiv, të pjekurisë së arritur emotive dhe aftësisë për dhënien e pëlqimit. Përveç kësaj është shumë e dobishme të shtohet ndërhyrja psikologjiike e cila e nënkupton angazhimin e tërë familjes.
Terapia farmakologjike
Si te të rriturit, edhe për pacientë adoleshentë shërimi farmakologjik ndryshon varësisht nga faza dhe nga simptomat e çrregullimit. Nga prindërit kërkohet që të bashkëpunojnë edhe në verifikimin dhe garantimin e marrjes së rregullt të barnave (vlerësohet se deri 60% e adoleshentëve nuk e marrin terapinë në mënyrë të rregullt) dhe që ta njoftojnë mjekun për secilin ndryshim të rëndësishëm ose dukuri të efekteve të mundshme të padëshirueshme, pa suprimimin e pavarur të barnave ose ndryshimit të dozës së tyre, sepse kjo mund të shkaktojë riakutizim serioz të simptomave. Është mirë të njoftohet mjeku specialist edhe me marrjen eventuale të alkoolit dhe/ose substancave psikoaktive në të njëjtën kohë.
Psikoterapia
Ekzistojne lloje të ndryshme të psikoterapisë të cilat mund ta përmirësojnë veprimin me simptoma te adoleshentët dhe të zbatohet si mundësi e parë ose me terapi farmakologjike. Ndërhyrjet psikologjike e mundësojnë edhe arritjen e vetëdijes më të mirë për çrregullimin dhe aftësitë për dallimin e sinjaleve për shqetësim, me çfarë zvogëlohet rreziku nga relapsi dhe përmirësohet prognoza afatgjatë.
Këshillat praktike për anëtarë të familjes
jini të durueshëm
inkurajoni fëmijën tuaj që të flasë dhe dëgjojeni me kujdes
dalloni episodet e sëmundjes dhe tregoni mirëkuptim
ndihmoni femijen tuaj që të argëtohet
ndihmoni femijen tuajqë ta kuptojë se shërimi shërben për këtë që të ndjehet më mirë
përpiquni t’i përcillni ndryshimet e disponimit, sjelljes dhe ritmit të fjetjes te fëmija juaj, sipas mundësisë mbani shënime në ditar
jini të vetëdijshëm për atë se është ,,normale’’ të ndjeni se jeni të stresuar
mos e fajësoni veten
përpiquni të gjeni kohë që t’i përkushtoheni vetvetes
bashkohuni grupeve për mbështetjen e familjeve.