logo Sanofi

Kur ndryshimi i stinës së vitit ndikon në sjellje: çfarë është depresioni sezonal dhe si të luftohet

Depresioni sezonal ose ,,sindroma sezonale afektive’’ është formë e depresionit që ka të bëjë me ndryshimet e stinëve të vitit të cilat zakonisht paraqiten dhe zhduken gjithnjë në të njëjtën periudhë për çdo vit, më shpesh gjatë dimrit. Vlerësohet se mbi 40% e popullsisë së rritur e shfaq një ose më shumë simptoma të tipit depresiv, si për shembull zvogëlimi i nivelit të energjisë, gjatë muajve të dimrit. Nuk është mirë të nënçmohet ky lloj i simptomit: në fakt, te një pjesë e subjekteve, që sillet nga 4 deri 10%, vërehet sindroma e vërtetë depresive e cila mund ta rrezikojë funksionimin e përditshëm në fusha të ndryshme dhe kërkon shërim specialistik.

Llojet e çrregullimit sezonal afektiv dhe simptomat karakteristike

Çrregullimi afektiv sezonal është formë reale e depresionit dhe prandaj, edhe pse e ndryshme nga subjektet, mund të paraqiten të gjitha simptomet tipike të depresionit, si për shembull ndjenjat e hidhërimit një pjesë më të madhe të ditës gati çdo ditë, ndjenja joadekuate dhe vetënënçmimi, humbja e shpresës për te ardhmen tuaj, zvogëlimi i energjisë, humbja e interesimit, rënia e përqendrimit dhe ndryshimet  gjatë fjetjes dhe oreksit, të cilat, të gjitha bashkë, mund ta rrezikojnë ose mjaft ta vështirësojnë kryerjen e aktiviteteve të zakonshme në fushën personale,  në shkollë, në punë dhe në shoqëri.

Mirëpo, ekzistojnë dy lloje të depresionit sezonal, të përkufizuara në bazë të stinës vjetore të krijimit, të cilat i karakterizon profili më ndryshe i simptomave. Sidomos mund ta dallojmë formën e cila i prek personat në muajt e vjeshtës ose të dimrit dhe zakonisht zhduket në pranverë, të të ashtuquajturin depresionin e dimrit, që është më i shpeshtë, dhe forma e cila megjithatë paraqitet gjatë pranverës/verës, është përkufizuar pikërisht si depresion i verës.

Simptomet kryesore të depresionit dimëror

  • lodhja, rraskapitja

  • ndjenja e peshës në këmbë ose në duar

  • pezmatueshmëria

  • ndjeshmëria e lartë ndaj refuzimit ose kritikës nga ana e të tjerëve

  • prirja që të mbyllet në vete dhe t’u shmanget ose t’i rrallojë marrëdhëniet shoqërore, për shembull shoqërimi me miq

  • e shton nevojën për gjumë

  • e shton oreksin, por sidomos dëshirën për ëmbëlsira dhe karbohidrate

  • e shton peshën e trupit

Simptomet kryesore të depresionit veror

  • hidhërimi

  • pagjumësia

  • zvogëlimi i oreksit

  • humbja e peshës së trupit

  • ankthi dhe tronditja

  • shqetësimi, vështirësitë që të mbetet i qetë

  • sjellja agresive e pazakonshme për atë person, për shembull sulmet e zemërimit

Shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Edhe pse nuk dihen shkaqet e vërteta të çrregullimit, dihet që ndaj simptomeve të depresionit sezonal ndikojnë gjatësia e një dite të tërë, ose megjithatë numri i orëve me dritë brenda një dite. Sidomos ndryshimet në periudhën e dritës së ditës i kontribuojnë depresionit duke shkaktuar çrregullim të ,,orës sonë biologjike” (një lloj i kronometrit i cili e rregullon ritmin cirkadial të proceseve të ndryshme në organizëm, duke përfshirë ato metabolike), nivelin e serotoninës (neurotransmituesit të cilët ndikojnë në disponim) dhe melatoninën (hormoni i cili e rregullon ritmin e gjumit-gjendjes kur personi është zgjuar).

Faktorët e kryesorë të rrezikut

  • Gjinia femërore. Depresioni sezonal në fakt i prek katër herë më shpesh meshkujt

  • Jeta në zonat e largëta nga ekuatori. Incidenca sezonale e depresionit është shumë më e lartë në fushat e veriut të largët ose jugut të largët.

  • Anamneza familjare. Kur ekziston ndonjë i afërm që vuan nga depresioni sezonal e shton rrezikun.

  • Nëse vuajnë nga depresioni ose nga çrregullimi bipolar. Te këto subjekte, stina e vitit mund t’i shtojë simptomet e depresionit

  • Mosha. Depresioni sezonal është më i shpeshtë te personat e rinj të rritur në krahasim me personat e moshuar, dhe mund të manifestohet edhe te adoleshentët edhe te fëmijët.

Pse është me rëndësi të dallohet dhe të shërohet depresioni sezonal?

Me rëndësi është të mos nënçmohen ndryshimet e disponimit dhe/ose të nivelit të energjisë të cilat mund të paraqiten në disa stinë të vitit dhe t’i paraqiten mjekut i cili do ta mundësojë indikacionin për kontroll psikiatrik specialist. Depresioni sezonal në fakt është çrregullim i vërtetë  psikiatrik dhe, nëse nuk shërohet në mënyrë adekuate, simptomet munden me kohë të përkeqësohen dhe të sjellin deri te problemi  ndaj efektit në punë dhe në shkollë dhe tërheqjes nga shoqëria, deri te sjellja disfunksionale, si për shembull keqpërdorimi i alkoolit ose i substancave psikoaktive që fillon me përpjekjen e orientimit të pavarur të disa simptomeve, krahas shtimit të rrezikut nga vetëvrasja.

Strategjitë e shërimit

Siç u tha më lartë, shërimi i depresionit sezonal bën pjesë në kompetencë të specialistit dhe prandaj është e nevojshme t’i drejtohemi psikiatrit i cili, në bazë të simptomeve të manifestuara dhe të historisë klinike, do ta marrë vendimin për planin e terapisë së indukuar për subjekt individual. Përgjithësisht, mundësitë e shërimit, të cilat mund të jenë të ndërlidhura reciprokisht, e përfshijnë përdorimin e barnave kundër depresionitterapinë me dritë (e cila përbëhet nga ekspozimi në diell artificial të cilin e prodhojnë llambat që gjenden në disa qendra mjekësore ose të cilat mund të blihen sipas udhëzimeve të mjekut, në orët e hershme të mëngjesit) dhe psikoterapia.

Çfarë mund të bëj që ta kem më mirë?

Që të keni sukses ta tejkaloni depresionin sezonal në mënyrë sa më të shpejtë dhe më efikase, është e domosdoshme para se gjithash rreptësisht t’u përmbaheni udhëzimeve të mjekut dhe prandaj ta merrni terapinë në mënyrë të vazhdueshme por edhe rregullisht të shkoni në seanca të caktuara me psikiatrin dhe/ose psikologun psikoterapeut. Përveç që duhet t’i përmbaheni planit tuaj të terapisë, me rëndësi është që të përpiqeni të ndërmerrni disa masa dhe të bëni ndryshime të vogla të stilit jetësor. Sidomos këshillohet që:

  • Ta bëni ambientin tuaj më të ndritshëm dhe shumëngjyrësh. Mundeni, për shembull, t’i hiqni perdet ose ta krasitni bimën degët e së cilës e kufizojnë kalimin e dritës së diellit përmes dritareve, t’ia ndërroni vendin tryezës së punës në zyrë te dritarja me më shumë dritë, të shtonin ndriçimin artificial në shtëpi ose ta ngjyrosni ndonjë mur me ngjyrë të ndezur.

  • Qëndroni në ajër të pastër. Është e dobishme, për shembull, që gjatë drekës të bëni pushim në  park, të shëtisni ose thjesht të uleni në ndonjë bankë. Ekspozimi dritës së jashtme, para se gjithash gjatë orëve të para pas zgjimit nga gjumi, vërtet është gjë e dobishme, madje edhe gjatë ditëve të ftohta dhe me vranësira.

  • Të bëni fiskulture. Aktiviteti i rregullt fizik, madje edhe nëse nuk është intensiv, ndihmon në lirimin nga stresi dhe ankthi dhe e përmirëson disponimin.

  • Kini kujdes për veten. Sado që duket banale, në realitet është mjaft e rëndësishme që të arrini ta ndani kohën për relaksim dhe që të merreni me aktivitete të cilat ofrojnë kënaqësi. Poashtu është me rëndësi të kujdeseni për trupin tuaj, për shembull, që ta zgjedhni ushqimin më të shendetshem dhe që t’i shmangeni alkoolit ose substancave psikoaktive.

  • Mësoni teknikat e çlodhjes. Ato në fakt mund të jenë mjaft të dobishme  që ta përballoni stresin, duke iu shmangur përdorimit të tepërt të ushqimit ose substancave të cilat nxisin vartësi.

  • Shoqërohuni. Kur ndjehemi depresiv, dhe bashkëveprimi me të tjerët mund të jetë i mundueshëm dhe shpesh përpiqemi që të izolohemi. Mirëpo, me rëndësi është të përpiqemi, sepse shoqërimi, para se gjithash me më të dashurit, ndihmon që të shërohemi.

  • Udhëtoni.  Për ata që kanë mundësi, periudha e dimrit të cilin e kaloni në vend të nxehtë dhe me dritë mund të jetë ilaç për të gjithë.

Mund të parandalohet?

Edhe pse deri më sot nuk ekzistojnë metoda të cilat me siguri mund të parandalohen paraqitja e depresionit sezonal, ekzistojnë strategji të cilat psikiatri mund të vendosë t’i përdorë. Në disa raste mund të ndodhë, për shembull, zbatimi i indikuar parandalues i terapisë periodike në kohëzgjatje prej disa muajsh gjatë stinës kritike të vitit, në raste tjera mund të jetë e domosdoshme që t’i përmbaheni terapisë kronike.

Në çdo rast, të informoheni për simptomet dhe të dini t’i dalloni shenjat e para të depresionit sezonal është me rëndësi thelbësore për garantimin e shërimit më të shpejtë të mundshëm, bashkë me parandalimin e ndërlikimeve të mundshme