logo Sanofi

Psikozat, si të dallohen

 

Nga simptomat fillestare deri te diagnozat specifike

 

Thënë në përgjithësi, me termin „psikozë“ nënkuptohet një grumbull çrregullimesh mendore të cilat i karakterizon humbja e lidhjes me realitetin, dëmtimi i aftësisë së përshtatjes shoqërore dhe komunikimit, mungesa e vetëdijes për sëmundjen, humbja e kufirit të unit të vet (vetëdija, identiteti), çrregullimi i aftësisë që të dallojë realitetin nga fantazia dhe që t’u atriubohet vlerave të vërteta /pozitës me elemente të ndryshme, prania e deluzioneve dhe halucinacioneve.

Simptomat psikotike e paraqesin komponentën vendimtare distinktive të skizofrenisë, por mund të manifestohen me shpeshtësi të ndryshueshme dhe me seriozitet, pra edhe në kontekstin e sëmundjeve të tjera psikiatrike, siç janë çrregullimi bipolar, depresioni dhe çrregullimi i personalitetit, si edhe lidhur me format e ndryshme të demencës së pleqërisë.

 

Manifestimet tipike të psikozës

 

Psikozat i karakterizon kombinimi i ndryshueshëm, sipas llojit dhe intensitetit, kombinimi i „simptomave pozitive“ (ose të atyre të cilat „shtojnë“ diçka të zakonshme në funksionimin e personit) dhe „simptomave negative“ (që e zvogëlojnë aftësinë e pranishme para paraqitjes së sëmundjes). Në të dy rastet, simptomat psikotike e dëmtojnë personin dhe aftësitë e saj të ndërveprimit me botën e jashtme.

 

Simptomat pozitive

  • Iluzionet/fiksimet.  Përgjigjen me mendime dhe besimet duke mbetur pa dëshmi për realitetin, por të cilat personi i sëmurë nga psikoza i vëren/përjeton si absolutisht të mundshme dhe të vërteta.

  • Halucinacionet. Vërejtja e fotografive joekzistuese, tingujve, shijes dhe aromës. Edhe pse plotësisht është joreale, personi i cili e përjeton e konsideron halucinacionin si të vërtetë absolute. Zakonisht halucinacionet kanë të bëjnë me „zëra“, por vërejtjet e ndryshuara mund të ndikojnë në cilëndo fushë të shqisave (të parit, të prekurit, shijes, dëgjimit, aromës).

  • Mendimet e çorientuara/të folurit. Dëmtimi i aftësive të mendimit tipik për psikoza lidhet me vështirësinë e formulimit të frazave të ideuara dhe të rezonimit logjik. Kjo mund ta parandalojë komunikimin me personin e sëmurë, që mund t’i përziejë fjalët e pakuptimta ose së paku të përgjigjet në pyetje në mënyrë irelevante ose jokoherente.

  • Anomalitë e lëvizjes. Personi i sëmurë nga psikoza mund të bëjë lëvizje të palidhura, gjeste pa kuptim dhe të paparashikura, të cilat shpesh nuk mund të kontrollohen vullnetshëm (shqetësimi motorik).

Simptomat negative

E përfshijnë mungesën e emocioneve, apatinë, mungesën e ndërveprimit me bashkëbiseduesin ekspresionin facial të palëvizshëm të folurit e njëllojshëm pa ndryshim të intonacionit, mungesën e gjesteve të cilat e përkrahin komunikimin, humbjen e interesimit për veten dhe për ngjarjet e jashtme. Simptomet e këtij lloji lidhen me mundësi të dobët të ripërtëritjes dhe me parashikim të keq të sëmundjes.

Shkaqet e mundshme të sjelljes psikotike

 

Paraqitja e çrregullimit psikotik varet nga ndërveprimi i një sërë faktorëve të ndërlikuar të cilët në një pjesë të madhe duhet ende të përcaktohen. Parasupozimi gjenetik, që e dëshmojnë përsëritjen e skizofrenisë dhe të çrregullimeve të lidhura brenda familjes, është vërtetuar se është faktori kryesor i rrezikut, por manifestimit të çrregullimit mund t’i kontribuojnë një numër i shumtë i faktorëve të tjerë brenda dhe jashtë organizmit.

Faktori specifik i rrezikut për zhvillimin e psikozës, të cilës shpesh i ekspozohen adoleshentët dhe personat e rinj të rritur, ka të bëjë me marrjen e substancave psikoaktive të llojeve të ndryshme, duke përfshirë kanabisin. Studimet e ndryshme klinike kanë dëshmuar dukshëm shtimin e incidencës së psikodave në mesin e përdoruesve të rregullt të mariuanës, kokainës, amfetaminës dhe përzierjes së parimeve të ndryshme aktive dhe/ose barnave të cilat e pengojnë aktivitetin e sistemit dopaminergjik, duke e stimuluar.

 

Faktorët e rrezikut për skizofreni/psikozë

  • Historia familjare e skizofrenisë ose e çrregullimeve të tjera psikotike

  • Ekspozimi viruseve, substancave toksike ose ushqimit të dobët gjatë zhvillimit fetal, sidomos në tremujorin e parë dhe të dytë të shtatzënësisë

  • Aktivizimi i konsiderueshëm dhe i vazhdueshëm i sistemit imun, si në rastin e sëmundjeve kronike inflamatore ose autoimune

  • Mbetja shtatzënë nga ndonjë njeri në moshë

  • Traumat e rënda psikoemotive ose nënshtrimi streseve mjaft intensive

  • Marrja e drogës ose e substancave stimuluese/psikotrope gjatë adoleshencës ose në vitet e hershme të moshës së rritur

Diagnoza specifike

 

Sipas versionit të përditësuar të DSM 5-it, mund të konstatohet se bëhet fjalë për personin me psikozë kur shumicën e kohës, në periudhën prej jo më pak se një muaj, janë të pranishme së paku dy simptome kryesore të sëmundjes nga:

  • Iluzioni/fiksimi;

  • halucinacioni;

  • mendimet e çorganizuara (dhe të folurit);

  • çorganizimi dhe anomalitë e lëvizjes;

  • sjellja katatonike;

  • simptomat negative.

Më së paku një nga simptomat duhet të jetë i pranishëm iluzioni/fiksimi ose halucinacioni ose mendimet e çoganizuara (dhe të folurit). Bashkë me këtë, në periudhën prej jo më pak se gjashtë muaj, duhet të jetë i pranishëm një lloj i shkallës së rrezikut psikik/gjendjes së pakëndshme dhe personi duhet të tregojë rënie të qartë të efektit në shkollë dhe në punë ose aftësive për kryerjen e aktiviteteve të përditshme të cilat më vonë nuk kanë paraqitur vështirësi.

Që të vihet deri te korniza e rregullt e sjelljes psikotike, janë të domosdoshme:

  • (jo më pak se)  një kontroll specialistik psikiatrik;

  • Një vlerësim i përgjithshëm mjekësor;

  • Marrja e anamnezës personale dhe familjare e pacientit;

  • Kryerja e disa analizave laboratorike (analiza e gjakut dhe urinës);

  • (në disa raste) kontrollet instrumentale, siç është TK ose rezonanca magnetike (RM) e trurit.

 

Vlerësimi psikiatrik gjithnjë është i pashmangshëm që në fillim të vërehet çrregullimi psikiatrik me të cilin mund të kenë të bëjnë sjellja/disponimi i pacientit.

Anamneza, vlerësimi i përgjithshëm mjekësor dhe analiza laboratorike shërbejnë për shkyçjen e shkaqeve të shumta organike që vërehen të simptomeve psikiatrike dhe për verifikimin e kësaj a janë të lidhura manifestimet për marrjen e barnave ose të substancave psikoaktive.

Kontrollet e hollësishme instrumentale, siç janë TK dhe MR, mund të jenë të domosdoshme kur dyshohet se simptomet psikotike janë të indukuara me dëmtime specifike të trurit, për shkak të, për shembull, lëndimit të mëparshëm të kafkës, sëmundjes cerebrovaskulare, neplazisë ose ndryshimeve neurodegjenerative.

 

Këshillat për anëtarëtë familjes dhe për arsimtarë

 

T’i dallosh shenjat e paralajmërimit të çrregullimit psikotik mund të jetë e vështirë, para se gjithashë në adoleshencë, kur nga pak disponimet dhe sjelljet janë „ekstravagante“, reagimet tepër të theksuara në krahasim me rrethanat dhe vështirësitë në marrëdhëniet ndërnjerëzore  jashtëzakonisht të zakonshme edhe te fëmijët pa çrregullime psikiatrike.

Që ta përmirësoni aftësinë tuaj të dallimit të sinjaleve për shqetësim dhe për të përshpejtuar diagnozën specifike të çrregullimeve psikotike, me rëndësi është që prindërit dhe arsimtarët të informohen për karakteristikat dhe manifestimet e mundshme të sëmundjes të cilat mund të merren parasysh (skizofrenia, çrregullimi bipolar, depresioni, etj.), por edhe përmes konktaktit preliminar me psikiatrin.

Takimit të prinderit dhe psikiatrit do të duhej t’i paraprijë vështrimi me kujdes i mëparshëm i sjelljes dhe ndryshimeve të disponimit (,,spontane”  dhe si përgjigje ndaj stimuluesve të jashtëm të llojeve të ndryshme), stilit jetësor (ushqimit, ritmit gjumë-qëndrim i zgjuar, aktiviteteve fizike, pirjes së duhanit, etj.), dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore të fëmijës, si edhe verifikimi i marrjes eventuale të substancave ose barnave.

Së paku në një fazë fillestare, vullnetin e fëmijës duhet nënshtruar vlerësimit psikiatrik do të duhej disi anash të ekzaminohet me diskrecion të madh, mundësisht duke i përcjellë këshillat të cilat do t’i japë specialisti i cili është kontaktuar, pasiqë e ka fituar pamjen e gjerë për problemin e mundshëm të pranishëm në rastin e dhënë dhe për llojin e marrëdhënieve ekzistuese familjare.

Përgjithësisht propozimi për vlerësimin psikiatrik pranohet më mirë nëse ambienti familjar në tërësi është i qetë dhe nëse, nga fëmijëria, është krijuar dhe kultivuar ndërveprimi i mirë/komunikimi midis prindërve dhe fëmijëve dhe/ose vëllezërve/motrave (të cilat, ndonjëherë, mund të ndërmjetësojnë më mirë se sa prindërit).

 

Fatkeqësisht, në raste të shumta, problemet në sjellje janë të lidhura me çrregullimin psikotik  e parandalojnë një situatë të tillë ideale dhe para se që arrini ta bindni fëmijën në favor të takimit me psikiatrin, mund të nevojitet një kohë dhe një përpjekje e mirë. Në këtë fazë, duhet sa më shumë që është e mundur të shmangen konfliktet e përditshme, shqyrtimet e drejtpërdrejta, të përmendurit e mundshëm të sëmundjes dhe imponimi me dhunë i vizitës.

Nëse arsimtarët i vërejnë të parët sinjalet për shqetësim për shkak të çrregullimit psikotik (ose çrregullimit psikiatrik të llojit tjetër), me rëndësi është që menjëherë t’i njoftojnë prindërit, dhe tua referojnë sjelljen të cilën e kanë vërejtur në ambientin shkollor dhe implikimet e tyre të mundshme në planin klinik, por me kujdes, në mënyrë diskrete dhe pa dramatizim, e jo të caktojnë diagnoza të  përshpejtuara, duke e luajtur rolin e psikiatrit.

Njëkohësisht, në kufijtë në të cilët i lejojnë roli dhe kompetenca, arsimtarët do të duhej të përpiqen që të krijojnë raportin e besimit dhe dialogun konstruktiv me fëmijën që të përpiqen që ta kuptojmë më mirë origjinën e rënies së efektit dhe disponimit që potencialisht bëjnë me dije për psikozën ose çrregullimet e tjera psikiatrike.

 

Sinjalet për shqetësim për prindërit dhe arsimtarët

  • Izolimi nga miqtë dhe nga anëtarët e familjes që nuk është i motivuar me situata specifike

  • Rënia e dukshme dhe e papritur e mësimit në shkollë

  • Dukura e çrregullimit të fjetjes ose ndryshimi i konsiderueshëm i ritmit gjumë-qëndrim zgjuar

  • Prania e disponimit depresiv ose pezmatueshmërisë (së vazhdueshme ose të ndryshueshme)

  • Mungesa e motivimit dhe gjetja e kënaqësisë në aktivitetet tipike për adoleshentë

  • Të bindurit/dyshimi  për halucionacione