Antipsikotikët janë zgjedhja e parë e shërimit për pacientë të cilët vuajnë nga skizofrenia dhe me të madhe i përdorin edhe për çrregullime të tjera psikiatrike, për të përballuar gjendjet e ndryshme, akute ose kronike.
Nga njëra anë, kjo formë e shërimit e përbën bazën dhe e ka mundësuar përmirësimin e dukshëm të cilësisë së jetës së miliarda njerëzve, duke e përshpejtuar përparimin dhe parashikimet te psikopatologjitë mjaft të rënda dhe joaftësuese. Nga ana tjetër, ky lloj i barnave ka të bëjë me rritjen e konsiderueshme të peshës së trupit, që subjekti e bën që t’i nënshtrohet rrezikut nga pasojat e rënda për shëndetin e tij.
Vlerësohet se në mesin e subjekteve të cilat në mënyrë kronike shërohen me antipsikotikë një nga dy ka peshë të tepërt të trupit, kurse deri 72% e pacientëve e paraqesin rritjen e peshës së trupit gjatë fazës akute dhe/ose kronike të shërimit. Rritja e peshës së trupit mund të krijohet që nga fillimi i shërimit, prandaj kjo paraqet problem edhe te gjendjet akute, dhe më i madhi është gjatë vitit të parë të përdorimit të terapisë. Niveli ndryshon nga ilaçi në ilaç, përgjithësisht është më i madh për antipsikotikët e gjeneratës së dytë, dhe në mesin e tyre sidomos është relevant për klozapinën dhe olanzapinën, të cilët mund ta indukojnë rritjen e mbi dy kilogramëve në muaj, por asnjë antipsikotik nuk është pa këtë rrezik.
Mekanizmat të cilët gjenden në bazë të kësaj, edhe pse ende gjithnjë nuk janë sqaruar plotësisht, i përfshijnë sistemet serotoninergjike dhe histaminergjike ndaj të cilave ndikojnë këto barna, dhe e përcaktojnë qoftë çrregullimin e shprehive ushqyese duke e zvogëluar ndjenjën e ngirjes/ngopjes, rritjen e oreksit dhe marrjen e ushqimit kalorik, qoftë ndryshimet në metabolizmin e sheqerit dhe të yndyrnave.
Cilët janë faktorët e rrezikut?
Faktorët të cilët janë të lidhur me ilaçin
Marrja e barnave të gjeneratës së dytë, sidomos klozapinës dhe olanzapinës
Terapia afatgjatë
Doza ditore (kjo lidhshmëri është e pranishme vetëm te disa barna)
Faktorët e lidhur me individin
Prirja familjare për peshë të tepërt të trupit dhe mbipeshë
Predispozimi gjenetik
Indeksi i masës së trupit para fillimit të shërimit
Vlerat glikemike para fillimit të shërimit
Pacienti shumë i ri
Gjinia femërore
Prirja e hershme që ta përballojë stresin me anë të ngrënies së tepërt
Përdorimi i kanabisit
Simptomatologjia e shprehur negative
Mangësitë e shprehura kognitive
Rritja e parakohshme e peshës së trupit (gjatë dy javëve të para të shërimit)
Faktorët psikosocial
Izolimi shoqëror
Papunësia
Damkosja dhe diskrimnimi
Çfarë mund të jenë pasojat?
Rritja e peshës së trupit mund të ketë ndikim të konsiderueshëm ndaj shëndetit në fusha të ndryshme.
Shëndeti fizik
Subjektet me peshë të tepërt të trupit janë nën rrezik më të madh se:
hipertrigliceridemitë dhe hiperkolesterolemite
diabeti melitus tipi II
tensioni i lartë i gjakut
sindroma metabolike
patologjia koronare dhe infarkti i miokardit
sulmi në tru
çrregullimi i frymëmarrjes, duke përfshirë sindromën e apneve të natës
mëlçia e yndyrshme
çrregullimet në fushën seksuale
sëmundjet kronike pezmatuese
Shëndeti psikik
Rritja e peshës së trupit mund ta sjellë pacientin deri në zvogëlimin vetënisës ose suprimimin e terapisë me këto pasoja:
riakutizimi i simptomeve psikotike
rritja e numrit të pranimit në spital
parashikimi më i keq afatgjatë
Cilësia e jetës
Masa e tepërt e trupit dhe mbipesha shpesh e rrezikojnë edhe më shumë cilësinë e jetës së subjektit, meqenëse janë të lidhura me:
invaliditetin
ndjenjën e fajit dhe të turpit
zvogëlimin e aktiviteteve të përditshme dhe të kontributit në punë
Përcjellja dhe ndërhyrjet specifike
Për përballimin me rritjen e peshës së trupit që ka të bëjë me antipsikotikët nevojitet zbulimi i hershëm, përcjellja e përhershme dhe ndërhyrja e pikësynuar multidisiplinare.
Shoqatat e ndryshme shkencore ndërkombëtare të cilave u takojnë mjekët e specialiteteve të ndryshme, siç janë psikiatrit, diabetikët, endokrinologët, nutricionistët dhe kardiologët, i kanë zhvilluar drejtimet specifike qëllimi i të cilave pikërisht është skriningu dhe menaxhimi me ndryshimet në metabolizëm te pacientët të cilët i marrin antipsikotikët, dhe të cilët e mundësojnë zvogëlimin e dukshëm të rrezikut për shëndet.
Para caktimit të terapisë me antipsikotikë, do të duhej të vlerësohet me kujdes:
anamneza personale dhe familjare e diabetit, sëmundjet metabolike dhe kardiovaskulare
pirja e duhanit
pesha dhe lartësinë për caktimin e indeksit të masës së trupit
vëllimi i belit
glicemia, kolesterolemia dhe trigliceridemia
tensioni i arterieve, pulsi i zemrës dhe elektrokardiogrami
Përveç kësaj rekomandohet rivlerësimi i parametrave klinikë dhe hematokimikë dhe elektrokardiogramit pas 6 dhe 12 javësh, e pastaj një herë në vit gjatë periudhës së kohëzgjatjes së shërimit, nëse janë në rregull.
Në rast të ndryshimeve metabolike dhe kardiologjike, është e domosdoshme t’u drejtoheni specialistëve dhe ta zbatoni terapinë e pikësynuar.
Me rëndësi thelbësore është të ndërhyhet edhe në rastin e vetë rritjes së peshës së trupit, që të parandalohen dhe të kufizohen pasojat për shëndet.
Për momentin janë në disponim strategjitë e ndryshme, të tipit farmakologjik dhe jofarmakologjik, për ndërhyrje në rast të shtimit të peshës së trupit.
Terapia me antipsikotikë
Një nga mundësitë e mundshme është ndryshimi i terapisë me antipsikotikë, me kalimin në ilaç me më pak efekte metabolike të padëshirueshme. Mirëpo, është e domosdoshme të bëhet vlerësimi i kujdesshëm i raportit të dobishmërisë dhe rrezikut dhe nuk indikohet ndryshimi i terapisë nëse është arritur menaxhimi i mirë me simptome psikotike. Duhet pasur parasysh që, edhe pse niveli i rritjes ndryshon nga bari në bar, asnjë bar nuk është pa rrezik.
Terapia plotësuese
Mund të caktohen barna të tjera për terapi ekzistuese me antipsikotikë dhe të bëhen përpjekje që të parandalohet dhe/ose zvogëlohet me rritjen e peshës së trupit. Është vlerësuar efekti i llojeve të ndryshme të barnave, duke përfshirë disa kundër epilepsisë dhe depresionit, në mesin e të cilave janë topiramati dhe robeksetini, por efikasiteti ka qenë mjaft i kufizuar. Deri më sot me metformin, hipoglikemizant oral i cili përdoret për shërimin e diabetit, konsiderohet më i miri në këtë vështrim. Mirëpo, duhet pasur parasysh se secili bar ka efekte të padëshirueshme dhe prandaj më së miri është të aprovohet, në radhë të parë, strategjia jofarmakologjike.
Ndërhyrje jofarmakologjike
Gjatë viteve të fundit janë zhvilluar ndërhyrje të ndryshme jofarmakologjike me qëllim të humbjes së peshës së trupit dhe promovimit të shprehive të shëndosha jetësore. Ato i përfshijnë programet e edukimit në ushqim, këshillimin dietetik, aktivitetin fizik dhe ndërhyrjet psikosociale me qasje të kombinuara dhe me takime individuale ose në grup. Në rastin më ideal, e paraqesin strategjinë më të mirë të mundshme, nuk kanë efekte të padëshirueshme dhe sjellin deri te përmirësimet e dukshme të shëndetit në përgjithësi.
Mirëpo, të përmbajturit e të njëjtave nga ana e pacientit mund të zvogëlohet nga shkaqet e ndryshme, duke përfshirë praninë e vetë simptomeve psikiatrike.
Shkurtimisht, rritja e peshës së trupit e lidhur me antipsikotikë paraqet problem me rëndësi thelbësore i cili mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e individit dhe prandaj duhet të dallohet herët dhe të shërohet. Gjëja themelore për këtë është promovimi i ndryshimeve të stilit jetësor, të cilat e parashikojnë rolin aktiv të pacientit dhe të anëtarëve të familjes.
Këshillat praktike për mbajtjen e peshës trupore nën kontroll
Të jesh i vetëdijshëm për problemin, të shënohen ndryshimet dhe të njihet mjeku me to
Të angazhoni të gjithë anëtarët e familjes në planifikimin e vakteve të ushqimit
Të pihen 1,5-2 litra ujë në ditë
Të shmanget pirja e pijeve të gazuara, lëngjeve të sheqerosura dhe pijeve alkoolike
Të shtohet marrja e perimeve, pemëve dhe drithërave integrale
Të kufizohet marrja e yndyrnave
Të përcaktohet zëmra nga mesi i paradites dhe pasdites
Të mos lihet pa e ngrënë mëngjesin
Të shërbehen pjata më të vogla me ushqim
Të shmangen produktet e thekura?
Të shëtisni jo më pak se 30 minuta, së paku dy herë në javë